Kryedemokrati Lulzim Basha botoi librin “Misioni Im” pak ditë më parë, periudhë e cila përkon me fushatën elektoralë të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Në libër, Basha bën një autobiografi të jetës së tij duke shpalosur gjithashtu edhe projektin për të qeverisur Shqipërinë.
Diçka të ngjashme, por pasi humbi drejtimin e Tiranës bëri edhe kryesocialisti Edi Rama duke publikuar librin e tij “Kurbani” në fund të verës së vitit 2011.
Në puntatën e sotme të “Box Pop”, gazetari i Abcnews.al Ermal Vaka i pyeti qytetarët se cilin prej këtyre librave preferojnë dhe nëse kanë lexuar ndonjërin.
Ju ftojmë të ndiqni përgjigjet më interesante të tyre, pas pyetjeve ngacmuese të Ermalit. /abcnews.al