Misioni i OKB në Zaporizhzhia mund të jetë në rrezik, Rusia bombardon qytetin

schedule08:14 - 1 Shtator, 2022

schedule 08:14 - 1 Shtator, 2022

Misioni i sotëm mbikëqyrës bërthamor i OKB-së për të inspektuar uzinën e Zaporizhzhia mund të jetë në rrezik pasi Rusia po bombardon rrugën në të cilën ishte rënë dakord se do të kalohej.

Më herët këtë mëngjes qyteti Energodar i kontrolluar nga Rusia, shtëpia e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, u sulmua, sipas zyrtarëve ukrainas në rajon.

Kreu i administratës shtetërore rajonale të rajonit të Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh tha se forcat ruse po bombardojnë rrugën e parapajtuar nga zyrtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të hyrë në centralin bërthamor.

“Rusët po bombardojnë rrugën e parapajtuar të misionit të IAEA nga Zaporizhzhia në ZNPP. Ekipi i avancuar i OKB-së nuk mund të vazhdojë lëvizjen për arsye sigurie”, tha Oleksandr Starukh në Telegram.

“Ukraina vazhdon të bëjë përpjekje për të organizuar akses të sigurt të misionit ndërkombëtar të IAEA në ZNPP. Ne kërkojmë që Federata Ruse të ndalojë provokimet dhe t’i japë IAEA akses të papenguar në objektin bërthamor të Ukrainës”, shtoi ai. /abcnews.al