Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ishte i ftuar në emisionin “Radar” në ABC, përballë Jonida Shehut, ku ndër të tjera i është përgjigjur edhe batutave të bujshme të tijat gjatë muajve të fundit, të cilat janë bërë meme në rrjetet sociale.
Gjatë intervistës, Gjici u pyet për batutën e famshme gjatë nja takimi me një kasap, ku ndër të tjera i këshilloi qytetarët që të mos hanin shumë mish se i bëntë dëm për shëndetin.
“Mishi, mirë mishi? Megjithëse, nuk duhet konsumua shumë se bën dëm për shëndetin“, u shpreh atëhere Gjici.
Kaq u desh që ai të bëhej meme në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë, Gjici u shpreh se i qendron faktin se nuk duhet konsumuar shumë mish pasi bën dëm për shëndetin, ndërsa theksoi se biznesit në fjalë i ishte shtuar xhiroja pas takimit me të.
“Ajo ishte një batutë. Nuk besoj se ajo që u tha ndikon tek ulja e xhiros së biznesit. Madje atij i është shtuar xhiroja pas takimit me mua”, tha Gjici. /abcnews.al