Pas zbulimit të afro 13 ton, produkte të mishit të pulës, të infektuara me bakterin e Salmonelës, policia e shtetit ka shpallur në kërkim Arben Goxhan administrator e kompanisë ushqimore të quajtur “AMG” që ka importuaar këtë sasi mishi nga Brazili.
Për këtë ngjarje është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe vëllai i tij Mond Goxha, administrator i një tjetër kompanie “Dimal inc” që ka marrë produktin e mishit dhe më pas dyshohet se ka shpërndarë në treg. Dy vëllezërit dyshohen për veprën penale për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.
Sipas hetimeve, një pjesë e sasisë së kontaminuar me Salmonele është shitur në treg, ndërsa pjesa tjetër, prej afro 5 ton, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Pervec dy biznesmenëve, policia ka proceduar edhe tre inspektorët të AKU-së, Gëzim Huti, 38 vjeç, Sada Lufta, 42 vjeçe, dhe Aldo Sinjari 46 vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg. Ngarkesa me mish pule nga Brazili ka mbërritur në Portin e Durrësit më 11 mars 2025.
Për ngarkesën me mish nga Brazili ka pasur një informacion se përmban Salmonel dhe inspektorët AKU dhe ISUV, dy institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore kanë marrë monstrat për kryerjen e Analizave. Por përgjigja ka zgjatur për afro një javë ku rezultoi se ngarkesa me fileto pule e ardhur nga Brazili ishte e infektuar me Salmonelë.Pa pritur përgjigjen e Analizave kompania importuese ia ka dhenë distributorit shpërndarës dhe me pas sasia e mishit të pulës dyshohet se është hedhur në treg për shitje. Për këtë sasi mishi të kontaminuar dhe për të gjitha procedurat se si ka përfunduar ne treg, po hetohen nga ana e Prokurorisë së Tiranës.
/ abcnews.al