“Mishërim i një njeriu të madh”, Kim mesazh prekës për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan

schedule19:18 - 18 Tetor, 2021

schedule 19:18 - 18 Tetor, 2021

Me një dedikim prekës e ka përcjellë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim meszhin e saj për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan Colin Powell. Diplomatja Kim shkruan se Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh që ia kushtoi jetën e tij shërbimit të vendit dhe të të tjerëve.

Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Cilado qoftë sfida dhe kishte shumë, ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje“, shton ambasadorja.

Çfarëdo sfide që dilte përpara, siç shkruan Kim, Powell do i jepte këshillat më të mira Presidentit që ta çonte vendin drejt një zgjidhjeje. Duke kujtuar kohën që ka punuar në sekretarinë e tij, Kim thotë se ish-Sekretari pavarësisht angazhimeve që kishte, gjente kohën për t’i dhënë nxitje atyre që e rrethonin.

Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe sado i zënë me punë, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje njerëzve përreth tij, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U prehtë ne paqe”, shkruan Kim.

Colin Pawell, ish sekretari amerikan i parë i shtetit, me ngjyrë, ka qenë pjesë e disa administratave republikane. Ai është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare si pasojë e komplikacioneve të Covid 19. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në administratën e Shtëpisë së Bardhë, ai i dha formë politikës së jashtme amerikane. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!