Mirushi, 75-vjeç i ri/ Aktori i madh feston ditën e lindjes mes artistëve të rinj

schedule20:49 - 24 Maj, 2023

schedule 20:49 - 24 Maj, 2023

Universiteti i Arteve  festoi në sallën “Black Box”  ditelindjen e 75 të aktorit Mirush Kabashi. Artisti i skenës dhe ekranit në këtë ditë u jep keshilla artistëve të rinj të ushqejnë pasionin për artin, të përkushtohen ndaj tij, dhe të ruajnë distancën prej politikës

Kryefjalë artit për Mirush Kabashin është pasioni

Ndërkohë që në ditën e tij të lindjes mirënjohjen më të madhe e ka për bashkëshorten e tij.

Ndërmend sjell edhe kohën e vështirë në 97’ kur jetësoi “Sokratin”.

Mirush Kabashi  ka lindur në Shkodeër por me origjinë është nga Gjakova

Gjatë karrierës së tij artistike ai ka dhënë jetë ai rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!