Miriam Cani zbulon surprizën e këndshme që mori ditën e martesës në Maldive

schedule22:00 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 22:00 - 3 Dhjetor, 2020

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë në Maldive. Dyshja e famshme i thanë “po” njëri-tjetrit në maj të 2019-ës, por së fundmi Miriam ka zbuluar një detaj të veçantë nga dita më e rëndësishme e jetës së tyre.

E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja e mirënjohur ka zbuluar se në ditën e celebrimit kuptoi se ishte në pritje të fëmijës së dytë. Më tej, ajo shtoi se për këtë arsye vendosën ta pagëzojnë djalin e tyre me emrin Duam.

“Kemi pasur Amelin dhe Duam-in në bark. Në ditën kur u realizua ceremonia ne morëm vesh që unë isha në pritje të ëmbël ndaj vendosëm që ta quani Duam, t’i jepnim titullin e këngës. Është një kujtim i mrekullueshëm.”, u shpreh këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!