“Mirëmëngjesi vetëm Trixës”, vëllai dhe nëna mbështesin këngëtaren

schedule11:47 - 22 Shkurt, 2022

schedule 11:47 - 22 Shkurt, 2022

Duket se marrëdhënia mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt është në një periudhë krize. Kjo pasi mbrëmjen e djeshme në festën e “Big Brother VIP”, ata nuk janë parë për asnjë moment së bashku. Nga ana tjetër, vëllai i këngëtares i ka hequr “folloë” aktorit, duke ngritur edhe më shumë dyshime.

LEXO EDHE: Kriset përfundimisht marrëdhënia mes Trixës dhe Donaldit? Ky veprim i vëllait zgjon dyshimet

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, Albani po ashtu ka postuar një video në Instastory, në të cilën shkruan “Mirëmëngjesi veç Trixës time”.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe nëna e këngëtares, e cila ka ndarë një foto të së bijës, përmbi të cilën ka shkruar: “Mirëmëngjesi vetëm Trixës”.

Kujtojmë që kjo shprehje lindi gjatë kohës që moderatorja, Bora Zemani zhvilloi një takim me Donaldin në shtëpi gjatë javës së parë të këtij formati, ishte fraza e Lori Hoxhës e cila u bë virale, ku kishte shkruar në “Instagram”: “Mirëmengjesi vetëm Borës”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!