Pasi përkëdheli breshkat në zyrën e tij, Edi Rama priti në selinë rozë, anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste.
Në kryesi u miratua një kalendar aktivitetesh, të një turi që do ta ndalë Edi Ramën në çdo bashki të vendit.
Ai dhe kryebashkiakët, do të ballafaqohen me qytetarët, për tu kujtuar atyre punët që qeveria ka bërë për komunitetin, dhe tu kërkojnë që të mos e ndërrojnë timonin në zgjedhjet e ardhshme.
Krahas qytetarëve, Edi Rama do të mbajë në cdo qytet edhe takime me strukturat e partisë.
Turi që do të nisë në Përmet e Gjirokastër, do ta ndihmojë kryetarin e Partisë Socialiste të vendosë nëse kryebashkiakët aktualë duhet të kandidojnë më.
Pas daljes nga mbledhja, Edi Rama nënvizoi se në shigjetimin e tij, gjatë komunikimit me qytetarët, do të jetë opozita./abcnews.al.