Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mirëmbajtja estetike e rrugëve/ Projekti i ARRSH, përfshin gjelbërimin dhe pastrimin

schedule15:30 - 25 Tetor, 2025

schedule 15:30 - 25 Tetor, 2025

Rrugët kombëtare përveç se të sigurta  duhet të jenë dhe të  kuruara.

Për këtë do të kujdeset Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili prej vitit 2023 mirëmbajtjen  estetike të  akseve kombëtare e ka shtuar në fushën e përgjegjësisë.

Projekti ka nisur  të zbatohet  nga  rreth rrotullimi i Rinasit ku zëvëndëskryeministrja njëherësh  ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte për ta inspektuar.



“Lashë çdo punë se këtu  nuk është pikë hyrje vetëm e Tiranës, por e të gjithë Shqipërisë. Një plan pune për gjelbërimin e rrugëve kombëtare po përgatitet. Kemi një studim, por tani duhet një plan. Të gjitha ndarjet e rrugëve kombëtare të jenë të ndara me oleandra që janë të rezistueshme ndaj klimës. Pisha në anë të autostradës, ose palma në bregdet. Gjatë verës jemi përballur me pastrimin e rrugëve , kompanitë e mirëmbajtës sigurisht, por  merren me shtresat asfaltime, sigurinë rrugore, si kërkojmë kompanive të mirëmbajtjes të mbledhin mbeturinat gjatë gjithë kohës. Edhe pjesa e pastrimit është pjese e mirembajtjes estetike.”

Projekti i mirëmbajtjes estetike sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar është në fazën e parë të tij dhe  ka nisur  në  rreth rrotullime e hyrje dalje të rrugëve kryesore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!