Trajneri i Laçit, Mirel Josa, pas ndeshjes me Kastriotin foli nw emisionin “Gol pas Goli” nw Supersport. “Më vjen keq që nuk morëm pikët e plota. Vetëm 5 minutat e para ishin të ekuilibruara. Skuadra luajti futboll, mundi të krijojë, por pas golit të parë duhet të ishim shumë më këmbëngulës.
Më e keqja është pastaj që një skuadër që të vjen dy herë në portë në pjesën e dytë, të shënon gol. Kjo është ajo që më mërzit. Mund të ishte i evitueshëm goli. Normal që kritika kam, i kam me lojtarët. Akoma nuk jemi kthjelltësuar të diskutojmë problemet e ndeshjes, por humbëm dy pikë duke llogaritur ndeshjen që luajtëm.
“Mungesat? Jam në vështirësi. Doja ta freskoja më tepër skuadrën sot, ndeshjet kanë qenë të ngjeshura, por këta lojtarë kemi dhe me këta lojtarë do të vazhdojmë.
Nuk është problem trysnie, kemi fituar ndeshje që mund të shkonin drejt barazimit. Sot, qoftë edhe në ndeshja me Egnatian, janë dy ndeshjet që kam merak. Duhet t’i kishim marrë, sepse kemi luajtur mirë, por është problem qartësie, sidomos në 20 metrat e fundit”, tha Josa. / abcnews.al