Tirana dhe qytetet e tjera të vendit pritën ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00. Ky është viti i dytë që festat zhvillohen nën pandeminë Covid-19. Kjo natë e ndërrimit të viteve solli dhe një farë lirie për qytetarët shqiptarë pasi autoritetet vendosën që sonte të mos kishte kufizime anti-covid.
Ora policore, e cila çdo natë nis në orën 23.00 u hoq, por nuk munguan thirrjet për të mbajtur distancimin dhe maskat. Edhe këtë vit nuk mungoi spektakli i fishekzjarreve në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.
ABC uron mbarësi e paqe në familjet shqiptare me shpresën se 2022 do të jetë viti që do të sjellë edhe fundin e pandemisë!
Gëzuar!
/abcnews.al/