Në Mirditë është konfirmuar pozitive një infermiere. Duke shkuar kështu në dy numri i punonjësve të spitali të këtij qyteti te prekur me koronavirus.
Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC News se rasti i dytë i konfimruar këtë të martë në Mirditë është infermieria e spitalit të Rreshenit bashkëshortja e 55 vjeçarit njëkohesisht punonjës në administratën e spitalit.
Gjithashtu mësohet se deri më tani testet e para u janë kryer edhe disa mjekëve dhe infermiereve në spital,të cilët fatmirësisht për momentin kanë rezultuar negative. Ndërkohë burime për abcnews.al bëjnë me dije se infermierja prej ditësh kishte qëndruar në shtëpi. /abcnews.al

