Mirditë, Basha: Rama di vetëm të grabisë

schedule18:58 - 28 Korrik, 2019

schedule 18:58 - 28 Korrik, 2019

Nga Mirdita ku takoi simpatizantë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, e vetmja politikë e Edi Ramës është grabitja.

“Është një hajdut psikik, nuk është një i çmendur apo i marrë, është një hajdut psikik, që vjedh çdo gjë që i del përpara”, tha Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje se 30 Qershori ishte një mesazh besimi për PD.

“Rruga jonë për ta kthyer refuzimin masiv të 30 qershorit nga një shumicë “Rama ik” në një shumicë qeverisëse, kalon përmes kutisë së votimit. Për këtë askush nuk ka asnjë iluzion. Qëllimi i protestave ka qenë, është dhe mbetet të diktojë kushtet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Basha.

Duke theksuar se PD-ja e ka nisur këtë betejë për interesin e njerëzve, kryedemokrati shprehu vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund për interesin e njerëzve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!