Trajneri rumun Mircea Lucescu, një nga trajnerët më të suksesshëm të historisë së futbollit dhe trajneri aktual i Dinamos së Kievit, tregon se kush do të ngrejë në qiellin e kampionëve trofeun më të bukur për klube në Stamboll. Ai sheh si favorit ekipin zikaltër, ish-klubin që ka drejtuar në të kaluarën.
“Më pëlqeu shumë Interi ndaj Milanit, më pëlqeu paraqitja e ekipit, por sidomos “zbulimi” im, Mkhitaryan. E kam kutpuar që në fillim kur e stërvitja te Shakhtar Donetsk, e dija që do të arrinte këto nivele të larta, këtë fakt ia tregova dhe me mesazh atij.
Unë besoj se Interi do të fitojë Champions League, bëj tifo për ta dhe për historinë e klubit. Mendoj se, edhe në qoftë se përballë tyre do të jetë Manchester City, ata prapë do ta fitonin. Ku i dihet, finalja një ndeshje është”, është shprehur trajneri legjendar rumun./ h.ll/abcnews.al