Parlamenti ka miratuar ligjin “për avokatin” pas disa muajsh diskutim në komisionin e ligjeve, sëbashku me një amendament të propozuar nga Taulant Balla dhe Ulsi Manja, i cili i ndalon hyrjen në provimin për marrjen e licencës së avokatit, të kujtdo që nuk kalon dot procesin e Vettingut.
Parlamenti miratoi me 76 vota pro vettingun e avokatëve!
Bëhet fjalë për përjashtimin nga mundësia e marrjes së licensës së avokatit, të çdo prokurori dhe gjyqtari i cili nuk kalon dot rivlerësimin kalimtar për aftësitë etiko-profesionale.
Propozimi, i ardhur fillimisht në komisionin e ligjeve nga deputeti socialist Bashkim Fino bëri konfuz kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja i cili në Maj e mbështeti.
Në qershor e rrëzoi me votë në komision për ta risjellë në tryezë në cilësinë e propozuesit, në formën e amendamentit të depozituar 24 orë përpara seancës plenare.
Kundërshtinë e gjeti edhe në sallën e zbrazur nga opozita parlamentare.
Edhe më anormal ishte propozimi që vijoi.
Në dukje ja vuri kreu i Kuvendit.
Por kjo nuk e ndaloi votimin dhe miratimin e ligjit me të gjithë votat prezente të mazhorancës.
Për çdo avokat që miratimin e këtij ligji e quan antikushtetues.
Duket se mazhoranca do presë të sajën nga opinioni i Komisionit të Venecias. Kujtdo tjetër do t’i duhet të shpresojë tek vullneti i Partisë Socialiste për ta ndryshuar./abcnews.al