Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Miratohet vendimi, 850 çifte të reja përfitojnë kredi të butë në Tiranë

schedule17:07 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 17:07 - 21 Dhjetor, 2020

850 familje dhe çifte të reja në Tiranë do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi, duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre. Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin që i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë dhe çifteve të reja.

Lajmi më i mirë sot për buxhetin, por që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 850 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 850 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu.

Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, deklaroi Veliaj, në mbledhjen e sotme./ db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!