Miratohet reforma në drejtësi, protesta në Izrael

schedule11:54 - 11 Korrik, 2023

schedule 11:54 - 11 Korrik, 2023

Parlamenti i Izraelit miratoi të hënën mbrëma reformën e diskutueshme të sistemit gjyqësor, pavarësisht protestave masive kundër projektligjit.

Sipas koalicionit qeverisës nën kryeministrin Benjamin Netanyahu, i përbërë nga parti të krahut të djathtë, të ekstremit të djathtë dhe fetar qëllimi është të sigurohet një ekuilibër më i mirë i pushtetit. Kundërshtarët e projektligjit e shohin atë si një kërcënim për demokracinë në Izrael.

Në Knesset, 64 nga 120 deputetë votuan pro projektligjit, ndërsa mediat izraelite raportuan se 54 votuan kundër. Në një video të postuar në Facebook, Netanyahu tha se projektligji “ nuk është fundi i demokracisë, por do ta forcojë atë ” .

Gjatë debateve për projektligjin, protestuesit që kishin sulmuar ndërtesën e parlamentit dhe iu afruan sallës ku po zhvilloheshin bisedimet u detyruan të largoheshin me forcë, ndërsa shumë kundërshtarë të reformës demonstruan jashtë Knesset-it.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!