Projektligji për lojërat e fatit u miratua këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend me 72 vota pro dhe dy abstenime. Deputetët të cilët ishin abstenuan, ishin Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.
Ndërkaq, deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit shkaktuan kaoas në sallë dhe bllokuan foltoren. Ata mbanin në duar pankarta në anglisht dhe kishin vendosur zhurmues.
I pranishëm nës eancë, ishte edhe Lulzim Basha me grupin e deputetëve që e mbështesin.
“Këtë te enjte, mazhoranca miratoi ligjin me 72 vota pro dhe dy abstenime. Ky ligj miratua pavarësisht kaosit të deptuetëve të opozitës. Mesa duket, ka qenë një vendimmarrje e qëllimshme që deputetët e përjashtuar të mos përplaseshin me Gardën, për shkak edhe të vizitës që Blinken do të zhvillojë sot në Tiranë. Deputetët e opozitës e penguan seancën përmes bilbilave.
Deputetët e Bardhit dhe Berishës bllokuan Foltoren duke mos lënë deputetin Agalliu të flasë.
Kjo seancë e sotme me kaos u mbyll, duke miratuar ligjin për lojërat e fatit. Grupi i Bashës ishte, duke nisuar nga ai, Enkelejd Alibeaj. Grupi i Bashës ka qenë në sallë. Në seancën e sotme parlamentare mori pjesë edhe Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë”, raportoi gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja./abcnews.al