Liderët e Bashkimit Evropian kanë miratuar paketën e gjashtë të sanksioneve të kundër Rusisë.
Ajo që vërehet është se BE-ja ka hequr nga lista Patriarkun e Kishës Ortodokse Kirill, pas kundërshtimeve të Hungarisë.
Paketa e 6-të e sanksioneve kundër Rusisë u miratua sot nga Përfaqësuesit e Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së që u takuan në Luksemburg.
Sipas një deklarate të Presidencës Franceze të BE-së, paketa e 6-të e sanksioneve do të miratohet nga Këshilli me procedurë të shkruar dhe do të publikohet nesër në Fletoren Zyrtare të BE-së.
Lexo edhe: Aleat i Putinit, Hungaria kundërshton sanksionimin e Patriarkut Kirill
Sanksionet përfshijnë një ndalim të pjesshëm të naftës: BE-ja ra dakord të ndalojë importin e naftës ruse të sjellë me anije – që përbën pjesën më e madhe të saj – por do të vazhdojë të importojë përmes tubacioneve, deklaroi një diplomat evropian për agjencinë e lajmeve Reuters.
Gjithashtu në paketën e gjashtë të sanksioneve përfshihet edhe heqja e huadhënësit kryesor rus, “Sberbank” nga platforma ndërkombëtare SWIFT. Sanksionet e miratuara vijnë pasi Hungaria i mohoi në mënyrë të përsëritur bllokut unanimitetin e nevojshëm të 27 vendeve të BE-së duke përshkallëzuar kërkesat e saj kombëtare.
Të enjten, tha diplomati, marrëveshja më në fund u bë e mundur pasi 26 vendet e tjera ranë dakord të hiqnin nga lista e zezë Patriarkun e Kishës Ortodokse Kirill, një aleat i ngushtë i Kremlinit, për të qetësuar Budapestin. Marrëveshja hyn në fuqi nesër në orën 07:00.
Sipas burimeve diplomatike evropiane që folën për BBC, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, nuk është përfshirë në listën e zezë të sanksioneve, pas një refuzimi të Hungarisë.
Me miratimin e paketës së 6-të të sanksioneve miratohet edhe ndalimi i importit të naftës nga Rusia nëpërmjet rrugëve detare.
Gjithashtu është planifikuar të shkëputen tre banka ruse , përfshirë Sberbank, nga sistemi financiar ndërkombëtar Swift, si dhe të shkëputet një bankë bjelloruse./abcnews.al/