Miratohet në parim projektligji për tatimin mbi të ardhurat

schedule18:42 - 2 Korrik, 2018

schedule 18:42 - 2 Korrik, 2018

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ligjin për tatimin mbi të ardhurat, i cili ul tatim-fitimin nga 15 në 5% për mijëra biznese. Xhiroja vjetore deri në 14 milionë lekë, do të ketë tatim mbi fitimin 5%.

Ky ligj po ashtu rregullon marrëdhënien mes ndërtuesit dhe pronarit të tokës, ku ndërtohej për pagesën e tatimeve respektive, pasi deri më sot edhe taksa e fitimit të pronarit të tokës paguhej nga investitori.

Për të prezantuar ligjin në komision, ishte ministri i Financave Arben Ahmetaj, por për shkak të debateve me opozitën, fjala e tij nuk arriti të dëgjohej qartë nga pjesëmarrësit në komision./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!