Miratohet me 113 vota projektrezoluta për gjenocidin serb në Sebrenicë, “Ok” anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

schedule11:08 - 7 Korrik, 2022

schedule 11:08 - 7 Korrik, 2022

Në seancën e sotme parlamentare ka miratuar  projektrezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë. Në nderim të viktimave të kësaj masakre, Kuvendi mbajti  një minutë heshtje.

Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Ndër të tjera theksohet se dënohet fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lëvdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi.

Kuvendi po ashtu i ka dhënë ‘ok’ anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë me procedurë të përshpejtuar në aleancë. Sot në Kuvend 114 deputetë kanë votuar pro dhe asnjë kundër.

13:23 –Debat në Kuvend, Mziu Ballukut: Kë lënë Rrugën e Arbrit rrugëve, Bypass-i burim aksidentesh

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka akuzuar ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës për mos përfundimin në kohë të rrugës së Arbrit dhe për përfitime vetjake me buxhetin e dhënë për ndërtimin e saj.

Në interpelancën e kërkuar me Ballukun nga vetë Xhelal Mziu, deputeti demokrat tha se ministrja e Infrastrukturës ka lënë rrugën e Arbrit rrugëve dhe se në webin e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin figuron se rruga ka përfunduar.

Mziu i kërkon Ballukut të japë llogari për rrugën e papërfunduar, ndërsa thotë se rruga e Arbrit është e rrezikshme, pasi sipas tij rruga nuk plotëson parametrat e duhura.

“Të uroj dhe të sugjeroj të mos kishe ardhur sepse do të pësoh fatin e Dionisit në 2021-in. Rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre. Kam disa dokumente , u futa në webin e Gjokës : Segmenit Bulqizë-Ura e Vashës 9 km, thotë që është rrugë e përfunduar. Janë hedhur plotë 41mijë metro kub asfalt. Kontrata duhet të mbaronte në 2014. Ky asfalt nuk u hodh, të jepet llogari për këtë rrugë që nuk ëshrë shtruar

Rruga jo vetëm që nuk mbaroi brenda afatit por krijuat bypassin e rrezikshme. Nuk ishte nevoja për bypass. Ndihmuat firmën me bypassin. Në këtë rrugë ka rekorde të pafundme të rasteve të aksidenteve që kanë ndodhur në bypassin e vdekjeve. Te webi ministrisë tënde është një urë, unë nuk e kam parë.

U mundova të gje pjesë nga rruga që ka mbaruara. Dy tunelet e dy urave janë me kend më pak se 90 gradë. ky është standarti që ka zgjidhur ministria. duhet të ecësh me shpejtësi minimale sepse mund të përfundosh në tunel.

Pse nuk ka mbaruar rruga. 404 miliardë lekë me letra, 336 milionë euro janë shpenzuar për atë rrugë. Po të futesh në webin e thesarit do shihësh shifrën 58 miliardë. Ajo shifër del ne treg për të amortizuar situatën. Tuneli në rrugën e Arbrit do të jetë i rrezikshëm .

Është qoka miku i ministres. “Gjoka” mik i ministres Balluku. Pyes minsitres sa është viti juaj 365 ditë apo 1 mijë ditë. ka kaluar çdo lloj afati që prej 2018-ës. Rruga ka ngelur rrugëve. Humbja në Dibër ju ka djegur, sot dibranët e matianët e vujanë këtë sjellje të kësaj qeverise”, tha Xhelal Mziu.

13:19 –Balluku-Mziut: Pamja ime është kjo që është, por punët i bëj mirë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është kundër përgjigjur deputetit demokrat Xhelal Mziu, pasi ky i fundit e quajti “trendy.”

Gjatë interpelancës për rrugën e Arbrit, Mziu deklaroi se ka frikë për karrierën e ministres e cila tani është në Dibër, pasi mund të përfundojë si paraardhësi i saj në vitin 2021.

Mziu: Këto 5 vitet e fundit ke qenë shumë trendy, dhe parashikoheshe se do ishte pasardhësja e udhëheqësit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurt që do të ndikojë në karrierën tënde. Të sugjeroja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre.

Nga Foltorja e  Kuvendit Balluku tha se nuk duhet të merret me pamjen e jashtme. Pavarësisht pamjes, Balluku theksoi se punët në shërbim të qytetarëve i bëjnë si duhet.

Balluku: Shkon shumë rrallë në Dibër, erdhe këtu me foto se nuk e përshkon atë rrugë, se nuk të presin. Edhe për qershitë që më tregove, që kam shkuar me aheng dhe pa aheng, ti i ke personale gjërat. Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por mua shamitë nuk më shkojnë, kështu që qëndrojë tek teknikalitetet e rrugës, është turp për ju zonja të PD që i lejoni kolegët tuaj të merren me ministret dhe deputetet e PS-së për sa i përket pamjes. Pamja ime është kjo që është ama punët i bëj mirë. Ne çohemi në mëngjes, bëjmë punët për qytetarët, e dinë ata nëse do na japin votën apo jo. Mziu i ka bërë thirrje gjithë Dibrës votoni Edi Ramën se vetëm ai duhet votuar, dhe besoj se e ka bërë këtë thirrje për shkak të rrugës së Arbërit. Kontrata është ajo që është miratuar dhe nuk i është shtuar asnjë qindarkë dhe nuk do t’i shtohet.

12:43 – “Rruga e Arbërit në 3D duket bashkëkohore”, Mziu debat me Ballukun në Kuvend: Çmim rekord prej 336 mln euro

Deputeti demokrat Xhelal Mziu, ka kërkuar interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Në qendër të diskutimit ishte ecuria e punimeve në rrugë e Arbërit.

Teksa e cilësoi një projekt korruptiv, Mziu u  shpreh se rruga nuk plotëson as kushtet minimale për të qenë ndërlidhëse mes qyteteve. Ai shtoi se Rruga e Arbërit kapi një kosto ndërtimi prej 336 miliardë, euro në një kohë që gjysma e aksit ishte ndërtuar përpara vitit 2013.

Pjesë nga debati 

Mziu: Nuk ka shqiptar që nuk e di se është korruptive. Rruga e Arbrit edhe sot e kësaj dite mbetet një rrugë e mbetur rrugëve, ose një ëndërr për dibranët, matjanët, bulqizakët. Jo vetëm që nuk ka mbaruar, por as gjysma e asaj rruge nuk ka mbaruar. Nuk po flasim për efektin financiar. Kur e shikon në 3 D të duket sikur është një rrugë bashkëkohore, por në ato pak segmente që kanë mbaruar të vjen keq t’i quash rrugë nacionale. Ajo rrugë nuk plotëson kriteret e lidhjes me një qytete e jo më për të qenë një rrugë ndërkombëtare. Në çdo palë zgjedhje shkonin për të përfunduar punimet, por rruga as 50% e saj nuk ka mbaruar. Për rrugën e Arbërit thanë ne do t’ia japim privatit se privati i ka lekët. U tha se do të jepet financimi në 13 vite dhe rruga do të mbarojë për 3 vite. Dtata e fillimit janë të shumta, por ajo rrugë u lidh me një kontratë 336 milionë euro dhe ishte një çmim rekord i këtij niveli rrugëve, me gjysmën e aksit të mbaruar para vitit 2013. Nëse shohim rrugën e Arbërit dhe kontratë, ajo duhet të kishte mbaruar në vitin 2021. Kryeministri deklaroi se rruga do të mbarohej përpara afatit, por jo vetëm që nuu mbarua, por edhe sot 50% e rrugës ka mbaruar

Balluku: Do doja të nisja jo me elementët teknikë, por me demagogjinë politike që u përdor deri tani nga kërkuesi i interpelancës. Nëse kjo rrugë është kaq e rëndësishme, nuk e kuptoj pse kërkuesi i interpelancës nuk i ka shtyrë bashkë partiakët tij që ta bënin këtë rrugë kaq të rëndësishme. Kjo rrugë filloi të bëhej kaq e rëndësishme pasi qeveria Rama bëri studimet e duhura. Të vish në Foltore dhe të thuash që rrugët kanë mbetur rrugëve, ky është abuzim i madh. Sot dibranët, bulqizakët e dinë shumë mirë se si ka ndryshuar jeta e tyre. E di edhe zotëria që kur vinte në fushatë vinte dhe kthehej Brenda ditës. Për sa kohë thotë gjëra të paqenë ky nuk është një problem. Në vitin 2018 është miratuar kontrata e koncesionit të partneritetit publik privat për përmirësimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit. Rruga e Arbrit përbëhet nga një gjurmë kryesore 70 km e gjate e cila lidh periferinë e Tiranës me rrugën ekzistuese. Si dhe nga 2 rrugë lidhëse. Gjithsej rreth 75 km rrugë, nga të cilat 20.12 janë ndërtuar në vitet 2009-2011. Vlera e kontratës koncensionare është 33 milionë e 600 mijë lekë. Për periudhën korrik 2018 maj 2022 janë realizuar punime në vlerën 26 milionë. Për periudhën 2018-2022 nga buxheti i shtetit është financuar shuma në vlerën 9 milionë e 900 mijë lekë. Nuk ka shtesë dhe nuk do ketë shtesë në këtë kontratë. Shtyrja e afatit të ndërtimit ka ardhur për një sërë arsyesh. Është kërkuar kohë shtesë për ndërtim prej 17 muajsh duke pasur parasysh periudhën e pezullimit të punimeve në tunelin e Murrizit sipas projektit fillestar. Koha e ndërtimit ka qenë 44 muaj, bashkuar në 61 muaj, pra me shtesën 17 mujore. Aktualisht jemi në muajin e 46 ku kemi garantuar ecuri punimesh me ritëm dhe me cilësi e përmbushje të standardeve të ndërtimit. 

12:17 – “Ju sfidoj”, Balla me tone të ashpra Shehut: Gënjeshtar! Rezoluta e Shqipërisë është një hap para

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është përplasur me deputetin Demokrat Tritan Sheu gjatë seancës së sotme parlamentare. Balla u shpreh se amendamentet e propozuara nga Shehu nuk do të miratohen kurrë në Kuvend për sa kohë mbajnë firmën e Berishës. Kreu i Grupit të PS u tregua kritik duke e quajtur gënjeshtar.

Balla: Amendamentet që sapo u prezantuan do të rrëzohen, do të votohen kundër se nuk kanë asnjë lidhje me dokumentin. Dokumenti rezoluta që miraton sot Kuvendi është një rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Shqipëria e ka dënuar gjenocidin që në momentet e para kur u ngritën dhe aktakuzat mbi autorët realë të këtij gjenocidi. Shqipëria sot miraton një rezolutë në frymë dhe 100% sipas përmbajtjes së Parlamentit Evropian të vitit 2015. Unë ju sfidoj, ja u thashë dhe po ja u them rezoluta e Parlamentit Evropian quhet rezolutë për përkujtimin e Srebrenicës, rezoluta e Parlamentit shqiptar quhet “Rezolutë  për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.” Tani më thoni mua kush është një hap mbara. Po turp nuk ke që gënjen. Gënjen, gënjeshtar. E vërteta është që rezoluta e Shqipërisë është një hap para. Të thuash gënjeshtar është konstatim, jo fyerje.

Amendamentet e katranit të naftës së kontrabandës, që ti drejtor Tritani i kompanisë Shqiponja drejtoje bashkë me pronar Saliun nuk kanë për tu miratohen kurrë në Kuvendin e Shqipërisë. Katrani me bojë ka të mbyllur derën e çdolloj dokumenti që mund të vijë me firmën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Shehu në kundërpërgjigje kërkoi që të dënohen ata që ofendojnë.

Shehu: Kërkoj të dënohen në bazë të rregullores së Kuvendit ata që përdorin shprehje jo etike. Nuk i kemi borxh askujt të durojmë këto shprehje kur mbrojmë idenë dhe qëndrimin tonë. Jemi s’jemi dakord ky është problem tjetër, por nuk ka askush të drejtë të ofendojë. Nëse nuk ndërhyni ngjarjet mund të përshkallëzohen. Veproni që në fillim, vendosni rregullin, edhe për mua bashkë nëse do ofendoj njeri.

11:58 – Sot protesta e thirrur nga Berisha, Spiropali: Pi ujë Sali, përballë do kesh kryeprotestuesin më të madh

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u ndal edhe te protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit.

Ajo tha se do donte që qytetarët të dilnin në shesh për problemet e tyre dhe jo për fantazmat e së shkuarës. Spiropali nuk kurseu as ironitë ndaj Berishës, duke e këshilluar të pijë ujë, pasi do ketë një pasdite të lodhshme.

“Sot para kryeministrisë ka një protestë. Mos të habiteni që e them se është gjë e mirë që qytetarët të dalin në Bulevard. Ua thotë një njeri që ka kaluar shumë kohë në Bulevard për të protestuar me liri për të drejtën e votës. Do doja të shihja ata që po i godet kriza dhe jo ata që janë bashkëaksioner. Do doja qytetarë që numërojnë lekët e fund vitit dhe jo ata që vijnë me Range Rover dhe përdoren për mish për topat e luftës për pushtet. Do doja të shihja qytetarët e të nesërmes dhe jo fantazmat e së shkuarës. Pi ujë Sali kudo të jesh. Është vapë dhe të pret një pasdite e lodhshme në shesh. Ty dhe flamujt e tu të lodhur. Po kërkon që të rikthesh vetëveten, por uji yt ka sosur. Ke thyer kaq shumë gota. Dëmto mjedisin tonë. Mos kujto se ata që ke rrotull s’e dinë se janë mercenarë në një luftë që s’ju përket. Për paradoks protestuesit më të ashpër të kësaj qeverisje të pakënaqurit më të mëdhenj do i keni përballë. Do i keni në katin e dytë të Kryeministrisë Sali, atje nga ku shihje gardën që qëndronte mbi protestuesit, por s’do të shohësh kryeministrin, por kryeprotestuesin”, tha Spriopali.

11:53 – “Na keni përmendur shishet…”, Spiropali-Berishës: Keni pirë shampanjë kur negociatat nuk janë hapur

Ministrja Elisa Spiropali ka thënë nga foltorja e Kuvendit ka thënë se në Shqipëri është krijuar një bashkëjetesë fatale mes problemeve të politikës dhe problemeve të qytetarëve.

Ajo sulmoi opozitën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se ai ka mbetur pas, ndërsa u ndal edhe te negociatat me BE-në.

Spiropali shtoi se opozita ka “hapur shampanjë kur nuk janë hapur negociatat” dhe theksoi se nuk ka qenë problemi i Shqipërisë që negociatat nuk kanë hapur, por VETO-ja bullgare.

“Duke notuar ditë pas dite në gotën e ujit, gota na duket oqean dhe çdo puhizë e quajmë fortunë. Mungesa e vetëdijes kombëtare mund të konsiderohet nga mëkatet më të mëdha të kësaj salle në 30 vjet. Shembullin më të mbrapsht sa e dëgjuat.

Është krijuar një bashkëjetesë fatale mes asaj që janë hallet e Shqipërisë dhe hallet e politikës.

Vetë publiku i ka konsideruar shpesh hallet e politikës si hallet e tij. Në mes të saj qytetarët janë ndeshur me njëri -tjetrin e janë vrarë. Janë ndeshur si tifozë në shkallët e stadiumit për këta që vijnë. Helmojnë stadiumet këtu. Ne jemi pak për t’u ndarë kaq shumë me njëri-tjetrin, për t’u ndarë për hir të këtrye. Shumëkush del në seanca e flet në emër të popullit, por grisni për një çast ambalazhin dhe do të shihni se kanë një thelb ndryshe. Mendohet për pushtetin si qëllim e jo si mjet.

Ne jemi munduar të bëjmë ndryshim por edhe ne na është dashur të luftojmë beteja që na kanë shofkusuar nga një qeverisje  e mbarë. Edhe në opozitë kemi gabuar. Na dukej se bënim politikë. Këtu e 12 vjet më parë kur diskutohej heqja e vizave kishte socialiste që e konisderonin këtë një bonus që qeveria e Berishës do ta përdorte ndaj nesh në zgjedhje, besonim se duhej ta bënim ne  dhe jo ata.

Sot e gjykojmë ndryshe edhe kjo bën ndryshimin mes nesh, ju keni mbetur në vitet 90. Ne shohim të nesërmen. Na përmendur shishet e shamanjës që janë hapur para kohe për hapjen e negociatave. Po jeni ju që keni pirë shampanjë kur negociatat nuk janë hapur.

Kuptojeni që Shqiëpria ka ndryshuar, Shqipëria ka bërë shumë rrugë, ju ka lënë pas. Në kufijtë e Europës ka luftë dhe kjo nuk ka prekur vetëm Kievin. Kjo Shqipëri nuk i pranon sjelljet e vjetra”, tha Spiropali.

11:35 – Rezoluta për “Srebrenicën”, debat në Kuvend, Balla Shehut: Vjen këtu e shet dëngla, ulu o drejtori i Shqiponjave

Deputeti demokrat, Tritan Shehu akuzoi kuvendin se po zvarrit çështjen e parashtruar nga opozita për rezolutën e krimeve te luftës në Kosovë dhe se rezoluta e Srebrenicës  e paraqitur nga mazhoranca për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, nuk është e plotë.

Në lidhje me akuzat e mësipërme u përgjigj me tone të ashpra kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla theksoi se rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë është totalisht e njëjtë me rezolutën e Parlamentit Europian.

Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se Tritan Shehu gënjeu.

“Zoti drejtor i Shqiponjës ulu pak. Së pari mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer sepse nuk ke kohë ta rikuperosh. Tani rezoluta e PE ka këtë titull, në përkujtimin e Srebrenicës, tani këtu gënjeve dhe the se nuk e keni titullin njësoj, por përkundrazi ne kemi shkuar edhe më tej. Por unë nuk doja që në këtë seancë të merresha me drejtorin apo pronarin e kompanisë Shqiponja. I garantoj që dokumenti i PE është dokumenti referues. : Vjen këtu e shet dëngla Parlamenti i Republikës së Shqipërisë përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, tha Balla.

11:35 – “Pse bëni strucin”, Berisha me tone të ashpra në Kuvend: Vuçiç e ka vendin në Hagë, ju nuk pranoni ta dënoni

Sali Berisha e ka dënuar me tone të ashpra gjenocidin në Srebrenicë nga Foltorja e Kuvendit. Nga njëra anë ai ka përshëndetur rezolutën e propozuar nga mazhoranca në të cilën dënohet gjenocidi i Srebrenicës, por nga ana tjetër i ka akuzuar se po “mbrojnë” Vuçiçin dhe Millosheviçin.

Sipas tij, rezoluta është hartuar “me zemër të thyer.”

Berisha theksoi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të gjykohet në Hagë për krime lufte.

Berisha: Gjenocidi si forma më e urryer, më e rëndë e krimeve kundër njeriut dhe njerëzitmit nuk mund të mos më sillte këtu për ta dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe barbaritë serbe në rajon. Pasi refuzuat një rezolutë të paraqitur nga opozita një muaj më parë, ju sollët një rezolutë të cilën unë e vlerësoj për sak ohë dënon gjenocidin. Por rezoluta juaj është një rezolutë e njerëzve me qëndrim të dyfishtë. Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje Sllobodan Millosheviçin dhe si vëllun e Ramës, Vuçiç. Por si mund ta bëni ju këtë? Në gjithë mediet e botës ekziston deklarata në Parlament por dhe në Bosnje Vuçiçi cili zotohet se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai është Haga. Ju jo vetëm nuk guxoni të kërkoni gjykimin e tij në Hagë, por bëni gjithçka për ta kufizuar. Pse bëni strucin? Çfarë ju shtyn mos jeni të hapur dhe ta dënoni me gjithë shpirt e zemër masakrën më të madhe që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore? Ju nuk pranoni ta dënoni. Ju nuk pranoni të dënoni Vuçiçin, i cili është i filmuar duke deklaruar se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë, njëlloj si  në rregullin e gestapos. Nga ana tjetër flisni për Ukrainën, por pranoni në Shqipëri xhelatët serbë që ju vijnë nga Beogradi. Keni ju një marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar vrasësit? Prandaj dhe rezoluta sigurisht për dënimin e gjenocidit serb është domosdoshmëri, por ju e keni me zemër të thyer.

11:31 – “Keni problem se inatoset dikush më në lindje?” Shehu: Rezoluta për dënimin e gjeoncidit serb nuk është e plotë

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka thënë se rezoluta e paraqitur nga mazhoranca për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, nuk është e plotë.

Ai tha në foltoren e Kuvendit se rezoluta nuk dënon gjenocidin, por mohimin e tij dhe shtoi se duhen miratuar 4 amendamentet e propozuara nga PD në mënyrë që rezoluta të rregullohet disi.

“Është një ditë e rëndësishme të miratojmë një rezolutë në lidhje me një të kaluar tragjike.

Mazhoranca ra dakord të bëjë një hap dhe të sjellë një material, e mori guximin e sasj, nuk e di ka marrë diku leje dhe erdhi sot me këtë material. Por pa e diskutuar, pa kërkuar konsensus. Kemi një rezolutë shumë konfuze, jo të plotë, jo të qartë, nuk e vë gishtin në plagë dhe problemet e rajonit për të nxjerrë mësime për të nesërmen.

Kjo duket që në titullin që përdorni, e quani këtë rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit, nuk dënoni gjenocidin. Ju dënoni mohimin e gjenociditi jo gjenocidin vetë.

Pse nuk e bëni? Keni problem se inatoset dikush më në lindje? Në radhë të parë shprehet që në titull problemi. Kemi paraqitur katër amendamente. Ju kolegë jeni jashtë linjave të rezolutës së PE. Por PE thotë që në të njëjtat krime janë përfshirë dhe forcat paraushtarake serbe, por thoni gjenocidi i forcave serbo-bioshnjake. I njëjti problem është edhe në    Kosovë. Ju mohoni unitetin serb përgjegjës për këtë gjenocid.

Kjo rezolutë është e paplotë, nuk është ajo që duhet. Jeni mbrapa 5 hapa nga rezoluta e PE kur duhet të ishim 5 hapa para.

Pse fusni dy rreshta për Kosovën? Për të mohuar rezolutën e ardhshme? Për të larë gojën? Dhe atje nuk dënoni gjenocidin, por spastrimin etnik.

Kjo rezolutë ka nevojë për pasurim, për të miratuar 4 amendamentet tona. Diçka e e madhe ju ka ndaluar të thoni të vërtetën”, tha Shehu.

11:30 – Rezoluta për “Srebrenicën”, debat në Kuvend, Balla Shehut: Vjen këtu e shet dëngla, ulu o drejtori i Shqiponjave

Deputeti demokrat, Tritan Shehu akuzoi kuvendin se po zvarrit çështjen e parashtruar nga opozita për rezolutën e krimet e luftës në Kosovë dhe se rezoluta e Srebrenicës nga e paraqitur nga mazhoranca për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, nuk është e plotë.

Në lidhje me akuzat e mësipërme u përgjigj me tone të ashpra kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se Tritan Shehu gënjeu.

“Mosha duhet të jetë pjekuri për mos gënjyer. Kam rezolutën e parlamenti europian. Rezoluta e Pe ka titull më përkujtimin e Srebresnicës. Gënjeve këtu . Unë nuk doja që në këtë senacë të merresha qoftë me drejtorin apo pronarin e kompanisë “Shqiponja”. Për deri sa ajo dosje nuk hapet nga drejtësia vini këtu e shesin dengla”, tha Balla.

11:23- “Shqipëria duhet të shkojë në mënyrë definitive drejt Evropës”, Shehi: Rruga e duhur është procesi i Berlinit

Deputeti Dashamir Shehi ka folur në Kuvend lidhur me rezolutën që pritet të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë. Shehi tha se kjo rezolutë nuk është thjesht një detyrim formal që duhet firmosur. Ai u ndal edhe të nisma Ballkani i Hapur të cilën e shikon si rrugën jo të duhur për Shqipërinë dhe rajonin. Sipas tij, Projekti i Berlinit dhe BE janë rrugët që duhet të ndjekë Shqipëria.

Shehi: Një rezolutë kur bëhet vazhdimisht…rezoluta është një dokument politike, mos e konsiderojmë sikur janë disa fjalë mbi epitafe, një tufë lulesh atje mbi varret e  viktimave. Nëse do ta konsideronim kështu rezolutën nuk do kishte ndonjë vlerë të madhe. Masakra e Srebrenicës shënon një pikë kthese në të gjithë luftën e Kosovës, por shënon një pikë kthese edhe sjelljen e Evropës dhe mbarë botës për sa i përket çështjes së luftës në Ballkan, e cila sot po bëhet sërish aktuale. Ne shqiptarët duhet ta respektojmë dy herë këtë lloj situate. Këto janë gjëra për tu kujtuar realisht sepse ky është thelbi politik i një rezolute që bëjmë sot. Ky nuk është një detyrim formal që e kemi këtu dhe duhet ta shkruajmë patjetër bukur sipas frymës evropiane. Je jetojmë në Ballkan dhe ne këtu kemi jetuar 1500 vjet, ndoshta do jetojmë edhe 1500 të tjera bashkë me sllavët. Ne e kuptojmë fort mirë se duhet të gjejmë një rrugë, një shteg që të bëjmë paqe me komunitetet e Ballkanit. Askush nuk do që të ekstremizohet situate në Ballkan për hir edhe të hijeve të tjera. Ne si shqiptarë kemi detyrimin çfarëdolloj iniciative në Ballkan që kalon kufijtë e Shqipërisë, aq më tepër kur drejtohet drejt Serbisë duhet të kalojë drejt Kosovës, sepse edhe Kosova ka jetuar një histori të ngjashme. Ne kur marrim vendimet në raport me Serbinë, jo se i kemi inat, unë mendoj se duhet të kemi një partner që ka seriozitet me marrëdhëniet me Evropën. Shqipëria duhet të shkojë në mënyrë definitive drejt Evropës. Të gjithë gjysmë hapat e tjerë vetëm vëmë sterkëmbësha në këtë punë. Ne për Ballkanin kemi Projektin e Berlinit dhe këtë duhet të ndjekim.

10:55 – Rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës, Basha: Serbia të kushtëzohet, të kërkojë falje për viktimat në Kosovë dhe Bosnje

Kuvendi i Shqipërisë po mban sot një seancë për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë

Shumica qeverisëse ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Në lidhje me këtë në fjalën e tij në parlament deputeti demokrat Lulzim Basha tha se Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin në Kosovë.

Sipas Bashës Tirana zyrtare duhet t’i vendosë kushte Serbisë të kërkojë falje dhe të pranojë krimet e kryera në Ballkan për tu integruar plotësisht.

“Numërim mbrapsht ka nisur për të miratuar rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, jo për të mbetur pengje. E ardhmja nuk është e begatë për rajonin pa shëruar plagët e së kaluarës. Serbinë duhet ta kushtëzojnë me kërkesën e faljes dhe pranimin e krimeve. E shkuara mos të harrohet. Autoritetet serbe të kërkojnë falje. Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë është amnisti e fshehtë. Na takon ne të jemi zëri i Kosovë. Ky akt i sotëm ndonëse i vonuar nderojmë viktimat e Serbenicës. Të mohosh gjenocidin në Bosnje dhe Kosovë tregon se nuk je ndarë nga e kaluara”, u shpreh Basha në parlament.

10:54 – “Duhet të ketë vija të kuqe”, Xhaçka për masakrën e Srebrenicës: Disa ngjarje s’mund të përdoren për agjenda politike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta xhaçka i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që mos e përdorin gjenocidin në Srebrenicë si një çështje për interesa politike. Sipas saj, kjo masakër meriton vetëm respekt.

Xhaçka: Dua t’i përgëzoj kolegët për këtë nismë, për të shpallur 11 korrikun ditën e përkujtimit të këtij gjenocidi. Në politikë duhet të ketë disa vija të kuqe, duhet të ketë disa ngjarje që nuk duhet të përdoren dhe të keqpërdoren në emër të agjendave politike. Gjenocidi në Srebrenicë është një nga ato ngjarje që meriton nga ne respektin më të plotë dhe jo abuzim për qëllime politike. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim parimor për këtë krim të tmerrshëm ku mijëra burra dhe djem u vranë në mënyrën më makabre, jo se ishin fajtorë por për shkak të identitetit të tyre. Nuk është hera e parë që e dënojmë këtë masakër. Besojmë që këto krime duhen dënuar sepse duke mos i dënuar rrezikojmë përsëritjen e tyre në të ardhmen. Por besojmë  që duhen dënuar sepse nëse nuk dënohen rajoni nuk do njohë kurrë harmoni dhe bashkëpunim.

Xhaçka i bëri thirrje deputetëve që të votojnë së bashku propozimin për ta miratuar rezolutën në respekt të viktimave

10:52 – “Nga kjo foltore ju kam bërë thirrje të mos votoni”, Tabaku: Dënimi i gjenocidit serb duhet të na bëjë bashkë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë thirrje që deputetët të bëhen bashkë në votimin pro rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Tabaku tha se dënimi i gjenocdit nderon parlamentin, deputetët dhe shqiptarët, teksa bëri thirrje që rezoluta të kalojë me 100% të votave.

“PD vjet në korrik prezantoi idenë e një rezolute për dënimin e gjenocidit. Historia e trishtë e kombit tonë duhet të jetë një leksion. Nuk e kuptoj si parlamenti i Shqipërisë vetëm sot miraton një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Duhej të ishte miratruar kohë më parë.

Si një shenje e qartë e dënimit të ideololgjisë shoviniste. Ky hap nderon parlamentin e Shqipërisë, ne si deputetë dhe shqiptarët. Ky nderim është i mangët. Nuk janë paraqitur të gjithë elementët si në rezolutat e Kombeve të Bashkuara apo kombeve të Europës. Mundet që kjo rezolutë të jetë e paplotë nëse nuk fillon me dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Për mua është jashtë çdo realitteti që të kërkojmë llogari për dënimin e këtij gjenocidi nëse nuk jemi të parët që nuk e dënojmë. A kemi ne luksin si komb që mos të dënojmë krimin që forcat serbe bënë mbi 8 mijë  boshnjakë? Nga kjo foltore ju kam kërkruar të mos votoni ligje, koncesione, kontrata, kjo çështje është ndryshe, duhet të na bëjë bashkë, duhe të ketë 100% të votave.

Është e trishtueshme kur sheh se individë të caktuar kanë një vullnet të madh për të mohuar krimet. Mos të gabojmë me këtë rezolutë.

Nuk e kemi luksin të mos reflektojmë atë që kanë reflektuar paralamentet e tjerë. Kjo sallë duhet të ngrihet mbi palët në emër të qindra grave të përdhunuara mizorisht nga forcat serbe, të nënave që panë me sy varre masive, duhet ta dënojmë këtë krim. Nuk duhet të lejojmë që e shkuara të harrohet”, tha Tabaku.

10:31- Masakra e Srebrenicës, Balla: Një plagë e hapur në zemër të Evropës, 11 korriku të shpallet dita e përkujtimit të gjenocidit

Kuvendi nderoi në një seancë të posaçme plenare viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se kjo plagë e hapur në zemër të Evropës duhet të na kujtojë që krime të tilla nuk duhet të ndodhin më kurrë. Ai propozi që data 11 korrik të shpallet si dita e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Balla: Mijëra burra të ekzekutuar dhe të varrosur në varreza masive, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre. Këto janë vërtet skena ferri të shkuara në faqet më të errëta të historisë. Në 11 korrik 1995 qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt u kap nga forcat serbe të Bosnjës. Prej atij momenti për disa ditë me radhë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë. Rreth 30 mijë gra, fëmijë, të moshuar u dhunuan dhe u dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik. Histori tragjike por dhe e turpshme e kohëve modern mu në zemër të Evropës. Kjo duhet të shërbejë si një kambanë alarmi ndaj rreziqeve. Gjenocidi i Srebrenicës u shtri pak kohë më pas edhe në Kosovë. Fatkeqësisht u ngjall së fundmi edhe në Ukrainë. Sot jemi mbledhur të kujtojmë dhe nderojmë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Kjo rezolutë është dokument tepër serioz, larg çdo forme folklorizimi, është gjuha e zemrës së shqiptarit dhe Shqipërisë. Kjo rezolutë vjen në mbështetje të objektivave të presidencës shqiptare të këshillit të sigurimit që fokusoheshin ndër respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Evropa dhe Kombet  e Bashkuara dështuan turpësisht ta ndalonin atë masakrës. Gjenocidi do mbetet si një plagë e hapur në zemër të Evropës për të na kujtuar që krime të tilla të mos ndodhin më kurrë. Rezoluta që Kuvendi miraton sot dënon vazhdimin dhe përshkallëzimin e urrejtjes etnike. Të shpallet 11 korriku si dita e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

10:25 – Presidenti i Bosnje Hercegovinës falenderon deputetët shqiptarë për miratimin e rezolutës së gjenocidit të Srebrenicës

Nëpërmjet një video mesazhi, presidenti i Bosnje Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç falënderoi sot deputetët shqiptarë për miratimin e rezolutës së gjenocidit të Srebrenicës.

“Falënderoj të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë për miratimin e rezolutës për gjenocidin e Srebrenisës. Në të vërtetë ky është respekt për viktimat. Shqipëria dhe BH janë dy vende miqësore”, tha presidenti i Bosnje Hercegovinës.

Kuvendi  do të mbajë sot një seancë ku pritet që të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë

Shumica qeverisëse ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

10:19 – Ndryshon rendi i ditës, Alibeaj: Jemi pro për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por kemi detyrim më të madh ndaj gjakut tonë

Kuvendi ka miratuar ndryshimin e rendit të ditës për ratifikimin e protokolleve për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Pasi lajmëroi votën pro të deputetëve të tij, kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj kërkoi futjen në rend dite edhe të mocionit me debat për projekt-rezolutën që PD ka kërkuar për dënimin e gjenocditit serb në Kosovë, gjë që Kuvendi e hodhi poshtë.

“Nuk ka dyshim që jemi dakord për ndryshimin e rendit të ditës. Jo vetëm si shprehje e vullnetit politik, por më shumë se kaq. Situata që është duke kaluar planeti e bën rëndësinë e NATO-s si një element kyç të garantimit të sigurisë dhe lirisë në këtë planet, Grupi i PD shprehet pro që të futet në rendin e ditës dhe po ju them votën tonë pro për këto dy protokolle. Që në 27 maj kemi paraqitur një projekt-rezolutë për dënimin e gjenociditi serb në Kosovë. E kam kërkuar disa herë. Ashtu si vullneti ynë pro për dy protokollet për aderimin e dy vendeve në NATO, besoj që është detyrim i çdokujt prej nesh këtu që të mos e shtyni dhe zvarrisni rezolutën që kemi kërkuar ne. Ne sot do shqyrtojmë dhe një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Ashtu siç duhet të shprehim vullnetin pro për Srebrenicën e kemi një detyrim më të madh për gjakun e tonë. Është e njëjta situatë, i njëjti agresor dhe nuk e kutpoj indeiferencën tuaj për ta diskutuar si shenjë vullneti e plotë dhe jo hipokrite për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, mocioni i debatit duhej të ishte zhvilluar deri në datë 27 qershor. Nuk e kuptoj cila është ajo forcë që ju pengon. Siç dhamë votën pro, duhet të ndryshoni rendin e ditës”, tha Alibeaj.

07:22 – Nga projektrezoluta për Srebrenicën, te Interpelanca me Ballukun, çfarë do të ndodhë sot në Kuvend

E enjtja e 7 korrikut, bën bashkë deputetët në Foltoren e Kuvendit. Në fillim të seancës do të diskutohet projekt rezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës për të vijuar  më pas me interpelancë mes Ballukut dhe Mziut.

Deputeti demokrat Xhexhal Mziu ka kërkuar të zhvillojë interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në Kuvend gjithashtu do të diskutohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Shtetit për vitin 2021 si dhe raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.

Rendi i ditës

Urdhër dhe rendi i ditës për seancën plenare, datë 7 korrik 2022, ora 10 00 (1)

/Abcnews.al/