“Nga kjo foltore ju kam bërë thirrje të mos votoni”, Tabaku: Dënimi i gjenocidit serb duhet të na bëjë bashkë

schedule10:52 - 7 Korrik, 2022

schedule 10:52 - 7 Korrik, 2022

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë thirrje që deputetët të bëhen bashkë në votimin pro rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Tabaku tha se dënimi i gjenocdit nderon parlamentin, deputetët dhe shqiptarët, teksa bëri thirrje që rezoluta të kalojë me 100% të votave.

“PD vjet në korrik prezantoi idenë e një rezolute për dënimin e gjenocidit. Historia e trishtë e kombit tonë duhet të jetë një leksion. Nuk e kuptoj si parlamenti i Shqipërisë vetëm sot miraton një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Duhej të ishte miratruar kohë më parë.

Si një shenje e qartë e dënimit të ideololgjisë shoviniste. Ky hap nderon parlamentin e Shqipërisë, ne si deputetë dhe shqiptarët. Ky nderim është i mangët. Nuk janë paraqitur të gjithë elementët si në rezolutat e Kombeve të Bashkuara apo kombeve të Europës. Mundet që kjo rezolutë të jetë e paplotë nëse nuk fillon me dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Për mua është jashtë çdo realitteti që të kërkojmë llogari për dënimin e këtij gjenocidi nëse nuk jemi të parët që nuk e dënojmë. A kemi ne luksin si komb që mos të dënojmë krimin që forcat serbe bënë mbi 8 mijë  boshnjakë? Nga kjo foltore ju kam kërkruar të mos votoni ligje, koncesione, kontrata, kjo çështje është ndryshe, duhet të na bëjë bashkë, duhe të ketë 100% të votave.

Është e trishtueshme kur sheh se individë të caktuar kanë një vullnet të madh për të mohuar krimet. Mos të gabojmë me këtë rezolutë.

Nuk e kemi luksin të mos reflektojmë atë që kanë reflektuar paralamentet e tjerë. Kjo sallë duhet të ngrihet mbi palët në emër të qindra grave të përdhunuara mizorisht nga forcat serbe, të nënave që panë me sy varre masive, duhet ta dënojmë këtë krim. Nuk duhet të lejojmë që e shkuara të harrohet”, tha Tabaku.