Miratohet buxheti i vitit 2022 në Kuvendin e Kosovës

schedule20:38 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 20:38 - 17 Dhjetor, 2021

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro, ndërsa u kundërshtua nga opozita. Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.

Në lexim të dytë buxhetit iu shtuan mbi 80 amendamente.

Amandamentet që u iniciuan nga opozita, nuk u miratuan, gjë që shkaktoi përplasje mes opozitës dhe deputetëve të Vetëvendosjes. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!