Buxheti i viti 2025 për Tiranën u miratua vetëm me votat e mazhorancës ne mbledhjen e fundit te Këshillit Bashkiak.
Në nisje te mbledhjes kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi disa prej projekteve kryesore te vitit te ardhshëm.
Terminali i ri i autobusëve në kthesën e Kamzës, autobusë elektrikë për tre linjat e transportit qytetas atë Kombinat –Kinostudio, Tirana e re dhe unaza dhe udhëtimi falas i pensionistëve me autobus në kryeqytet nga janari, ishin disa prej tyre.
“Numri i pensionistëve që do të mbështet do të varet nga sa do të aplikojnë”, shprehet ai.
Në proces ndërtimi dhe rikonstruksioni sipas kryetarit të bashkisë janë shtatë objekt arsimore. Ndërkohë në pikat kryesore të qytetit bashkia në bashkëpunim me policinë do të instalojë kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar keqbërësit.
Në mbledhje u miratua gjithashtu dhe nisma për ushqim falas në shkollat 9 vjeçare të Tiranës nga shtatori I vitit që vjen dhe mbështetja me bursë për nxënësit ekselentë.
/abcnews.al/