Mbi 700 mijë pensionistë do të marrin një tjetër bonus që varion nga 50 deri në 100 euro në pranverën e vitit të ardhshëm. Ministri i Financave tha se qeveria ka rishikuar buxhetin dhe ka përcaktuar një fond prej 6.3 miliardë lekë në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë që do të përdore për shpërblimin e pranverës.
Një mbështetje prej 150 eurosh është parashikuar gjithashtu edhe për kategoritë në nevojë
Qeveria ka shpërndarë më tepër fonde edhe për sektorin e bujqësisë.
Ky është rishikimi i tretë që i është bërë buxhetit të shtetit për këtë vit. Rialokimi i fondeve ka ardhur si pasojë e performancës së mirë në mbledhjen e të ardhurave.