Miratohen ndryshimet e taksave/ Rritje fikse për akcizën për të mos shtrenjtuar çmimet

schedule15:26 - 6 Nëntor, 2023

schedule 15:26 - 6 Nëntor, 2023

Komisioni i ekonomisë dhe i financave i ka dhënë  “ok” ndryshimeve të  disa taksave për vitin e ardhshëm.

Zv.ministrja Vasilika Vjero ka shpjeguar se vendosja e një tavani për rritjen e akcizës  me 1.5%  në dy vite është bërë për të mos shtrenjtuar çmimet. Nga kjo masë përjashtohet duhani I cili do të vijoj të pësoj rritje sipas kalendarit.

Qeveria ka parashikuar disa masa lehtësuese edhe për blegtorinë duke hequr TVSH për imortin e disa lloje kafshesh dhe bletët.

Efekteti në buxhet nga kjo masë përllogaritet në 155 mln lekë.ynim mbetet rritja e krerëve të bagëtive dhe të sëktorit të bletarisë

Ndryshimet fiskale për vitin 2024 parashikojnë  një rregullim  edhe të formës së llogaritjes së dënimit për mospagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe mbi të ardhurat personale, në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

Për të mbrojtur mjedsin është parashikuar një rritje  e taksës  edhe për karbonin e qymyrit  në 15.3 lekë/kg qymyr nga 3 lekë/kg që është aktualisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!