Miratimi për rikthimin e vizave nga Holanda, Hysi: Është racizëm

schedule21:17 - 17 Prill, 2019

schedule 21:17 - 17 Prill, 2019

Vendimi i paralajmëruar i parlamentit të Hollandës për vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë është trajtuar në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi me nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi, zëvendësministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Sokol Dedja, kryeredaktorin e Gazetës Liberale Arion Sulo dhe drejtuesen e Politika në ABC News Mimoza Koçiu.

Deputetja socialiste Hysi e ka konsideruar populiste dhe raciste, kërkesën e deputetes së djathtë në parlamentin holandez. Sipas saj deputetja i përket një aprtie që është kundër emigrantëve

“Deputetja përfaqëson një parti të djathtë, e cila ka në programin e vet kundër emigrantëve. Është e drejtë e çdo deputeti holandez, shqiptar të kërkojë mocion, debat, peticion. Por nëse do të vlerësojmë nëse Shqipëria e meriton pezullimin e vizave nuk është parlamenti holandez që vendos nëse shqiëpria  e meriton apo jo pezullimin e vizave ka një procedurë të caktuar në KE. Ne duhet të sqarojmë qytetarët për mjegullnajën. Ne flasim me fakte me gjuhën e fakteve jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe holandeze.

Të etiketosh gjithë shqiptarët, është një kërkesë e dëmshme, sepse është populizëm, racizëm.

Ka krim të organizuar. Ka pasur dhe ka kërkesa për azil,  por kur vendoset për vizat ka disa kritere.

Mua më shqetëson populizmi, ksenofobia dhe racizmi dhe në një vend si Shqipëria ku kemi shumë djem e vajza që jetojnë e punojnë me ndershmëri, kanë paguar, investuar dhe janë integruar dhe për shkak të disa personave me precendetë që përbëjnë 0.2 % të statistikës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!