Presidenti i Republikës Ilir Meta në një komunikim për mediat u shpreh se Kuvendi i Venecias i dha të drejtë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Pyetjes së gazetares së “ABC News” Erneta Shevroja se si e shihte propozimin e liderit të opozitës për hapje të lisave 100% dhe nëse kishte besim tek kryeministri Rama që brenda 6 ditëve do të shkohet në një marrëveshje konsensuale për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Presidenti Meta u përgjigj duke ironizuar “30 korrikun”, ndërsa deklaroi: Ekziston vetëm një datë e rëndësishme, “5 qershori”.
Lexo edhe: Meta akuza të forta kundër Kuvendit: Është një partiak, dje ka marrë një vendim të pabesë
Erneta Shevroja: Ju në fjalën tuaj thatë se shkova për të reflektuar dhe për të mos e cënuar “5 qershorin”, ndërkohë zoti Basha u shpreh për hapje 100% të listave që është një ndryshim i asaj marrëveshje. Si e shihni atë propozim të tij dhe a keni besim tek kryeministri Edi Rama që për 6 ditë do të shkohet në një marrëveshje konsensuale për miratimin e ndryshimeve kushtetuese?
Meta: Kush e ka vendosur këtë afat, Parlamenti Evropian, BE, Bundestagu, NATO, kush e ka vendosur 30 korrikun, kush e ka shpikur?
Ekziston vetëm një datë e rëndësishme. 5 qershori sepse ekziston një marrëveshje ku janë investuar të gjitha forcat politike të vendit. Është e vetmja marrëveshje që mundëson rikthimin e legjitimitetit të gjithë institucioneve.
Lexo edhe: Meta i përgjigjet ftesës së Ramës: Kush do mendimin tim, të më ftojë zyrtarisht jo me “IM-ra
Edhe nëse mund të rishikohet një element i 5 qershorit duhet rishikuar në mënyrë, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse dhe me ekspertët ndërkombëtarë që mund të certifikojnë që çdo ndryshim i shërben mbarëvajtjes së zgjedhjeve të ardhshme.
Po ashtu ai theksoi se nuk është çështje e Presidentit të merret me çështje konkrete aq më tepër më çështje të Këshillit Politik.
“Nëse dikush ka dëshirë të dijë mendim e Presidentit fton zyrtarisht. Nëse të gjithë anëtarët e Këshillit Politik kanë dëshirë që presidenti të jetë atje padyshim që Presidenti është i gatshëm të shkojë dhe të japë mendimin e tij”, u shpreh Presidenti.
Po ashtu Meta shtoi: Kush prek 5 qershorin apo kush shpik një datë me mendjen e vet që të hedhë në erë 5 qershorin, duhet ta dijë që nuk ka vetëm 30 korrik. Ka 31 korrik, ka 2 gusht ka ditë të tjera, nuk ndalon as jeta dhe asgjë, përkundrazi… Aty pastaj ka dy epoka. Nuk ka më rikthim në tryeza nga ata që përmbysin tryezat dhe kërkim të të drejtave që i takojnë një pakice pasi është dhënë shembulli më i poshtër dhe më kriminal se si për interesa të pushtetit është gati të përmbyset e ardhmja Evropiane të një vendi të tërë./abcnews.al/