Ditën e djeshme, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se në mbledhjen e qeverisë u miratua harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ.
Kreu i Dhomës së avokatëve Maks Haxhia, i ftuar në “Abc Live”, në Abc u shpreh se deklaratën fundore që do shkojnë në Gjykatën Kushtetuese nuk është as paralajmëroi dhe as presion, pro pjesë e qëndrimit të avokatëve.
Haxhia: Është e ndarë në dy faza. Faza e parë ishte që të sensibilizonim publikun për anët negative të hartës dhe faza e dytë ishte të ndërgjegjësonim qeverisë. Më 10 qershor u miratua vendimi nga KLGJ. Faza e dytë është faza e rrugës ligjore, sepse ne jemi profesionistë. Deri në këtë fazë, pa u marrë vendimi i qeverisë ne ishim në shërbim të publiku dhe me marrjen e vendimit nga ana e Këshillit të Ministrave fillon faza e dytë që është përballja ligjore.
Në ditët e ardhshme do të paraqitet draft kërkesa për në Gjykatën Kushtetuese, bëri me dije Haxhia nga studio e Abc. Haxhia theksi sërish se kjo hartë nuk do t’i shërbejë qytetarëve dhe do të sjellë probleme.
Haxhia: Ndërkombëtarët jo se janë involvuar në hartimin teknik të hartës, sepse ata nuk mund të japin konsulencë për një hartë që ka të bëjë me territorin e Shqipërisë. Ndërkombëtarët në praktikat e vendeve të tyre kanë rregulla strikte. Ne nuk jemi ngritur pse KLGJ ka bërë këtë hartë. Ne themi që kjo hartë nuk do t’i shërbejë publikut, sjell shumë probleme. Ne kundërshtimin nuk e kemi bërë për veten tonë. tani ne jemi juristë, përfaqësojmë anën profesionale dhe do ta ndjekim në rrugë gjyqësore.
Por pse ngulmon qeveria për ta çuar më tej këtë hartë? Haxhia u shpreh se qeveria ka dy funksione në këtë hartë.
Haxhia: Faturën financiare dhe infrastrukturën për të gjetur godina në funksion të kësaj harte. Ne nuk e kemi me qeverinë. Qeveria mbylli ciklin e KLGJ. Qeveria është treguar pragmatiste. Harta e re gjyqësore nuk i intereso asnjë njeriu. Kjo hartë është produkt i situatës që është krijuar. Këta duan t’i sjellin të gjithë në Tiranë me shpresën se nëse janë të gjithë bashkë do evadojë më shumë çështja. Por gjyqtarët e rretheve do sjellin me vete të gjitha çështjet. Pra stoku do vazhdojë. Ne kemi problem imediat zgjidhjen e çështjeve stok.
Noteri të bëjë divorcin?
Haxhia: Nëse kjo ndodh ne do ta bojkotojmë komplet sistemin. Noteri nuk është i specializuar në çështjet familjare. E dyta ka konflikt interesi sepse një person nuk mund të përfaqësoje dy palët. E treta, në gjithë botën të dy palët ulen me avokatët dhe diskutojnë për pasojat. Plus fëmijët që kërkojë ekspertin psikolog. Noteri në kontratën që do lidhet mes dy avokatëve do ta noterizojë dhe ajo kontratë do shkojë të legalizohet në Gjykatë për dy minuta.
Haxhia tha se kjo nuk është zgjidhej e propozuar nga ta për interesa private, por është e caktuar ligjërisht./Abcnews.al/