Miratimi i Eurobondit, Rama: Opozita vazhdoi avazin, fluturim si balona tabake

schedule14:16 - 10 Qershor, 2020

schedule 14:16 - 10 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka folur për miratimin e Eurobondit, 650 mln euro. Kreu i qeverisë ka shprehur keqardhjen që ky lajm i jashtëzakonshëm siç e quan ai nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Ndërkohë, që për opozitën është shprehur se ka vazhduar avazin, duke ironizuar ish-deputeten Jorida Tabaku, të cilës i referohet si “balona tabake”.

“Më vjen keq që për atë pjesë të vëmendjes që opozita i ka kushtuar ka vazhduar një avaz që nuk shkon fare, pasi bëhet fjalë për Shqipërinë.

Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e atyre balonave tabake pa bisht dhe bishti ishte një element i rëndësishëm i balonës. Balonat tabake ishin më bindëse se balonat tauke. Balonat tabake kishin edhe një skelet simetrik dhe një formë ndjellëse, por kur nuk kishin bisht nuk fluturonin dot. Ndërkohë PD flet për një gëzim për faktin që morëm borxh. Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim. Krejt e kundërta është e vërtetë. Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm, në radhë të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe të investimit, tha Rama.

Më tej kryeministri vlerësoi daljen e Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ndërsa përmendi edhe një plan kombëtar, “Shqipëria 2030” për Rimëkëmbjen dhe Zhvillimin e Ri Ekonomik e Social të vendit.

“Ndaj thashë është një bazë që konsolidon planin tonë të ri kombëtar, Shqipëria 2030. Do të kujtoj vetëm një detaj, që ministrat mund t’a shtjellojnë më mirë. Kur vendi del në tregun e kapitaleve, kur qeverisnin ata që flasin sot, ka ndodhur që gjatë procesit të daljes në treg, hyri për 7 dhe doli me 11. Atyre që thonë “Hë mo se borxh morët”, ju kujtoj se nuk mjafton të duash të marrësh borxh, dhe se ata që japin borxhe duhet besim, dhe besimi varet mbi librat e llogarive”, tha Rama.

“Shqipëria është i pari vend i tregjeve emergjente që arrin të dalë me nje prim zero nga një mision i ri zero është një vlerësim i jashtëzakonshëm. Më tutje libri përfaqësonte 3.1 miliard që do të thotë 4.8 herë më shumë se objektivat e vendit. Si mund ti ofrohen një kredimarrësi me rrisk një shumë e tillë. Përgjigja është e qartë pasi shteti shqiptarë është i besueshëm”, shtoi kryeministri më tej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!