Miranda Dupi përplas tavolinën dhe mbron me tone të ashpra vendimin e saj, debate me konkurrentet

schedule23:33 - 21 Maj, 2021

schedule 23:33 - 21 Maj, 2021

Miranda Dupi ka mbrojtur veshjen e konkurrentes së re, Senajdës me shumë pasion. Duke i dalë kundër dhe Niko Komanit që mendonte ndryshe nga ajo. Mendimit të saj i është bashkuar dhe Federika Muço.

Arsyetimi i anëtareve të jurisë ka qenë vetë përshkrimi i lokacionit të Senajdës, në Itali. Ato madje kanë thënë se Senajda ka një frymë më perëndimore se veshjet ekstravagante që kishin zgjedhur pjesa tjetër e konkurrenteve.

Miranda Dupi ka qenë ajo që ka spikatur me sjelljen e saj, duke e mbrojtur vendimin e saj me ton goxha të ashpër dhe në një moment ka përplasur duart në tavolinë. ‘’Për tematikën është super’’ – ka përfunduar Miranda. /Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!