Miralem Pjanic nuk është në planet e Barcelonës dhe katalanasit ia kanë bërë të qartë, që të gjejë një ekip tjetër.
Gazetari Alfredo Pedulla raporton se në 48 orët e fundit boshnjaku ka refuzuar dy klube dhe pret vetëm Juventusin.
Bardhezinjtë e shitën vjet te Barcelona për 60 milion euro, si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Arthur Melo në Torino.
Emërimi i Max Allegri në stolin e bardhezinjve e ka bindur Pjanic që Juventusi është klubi i duhur për të.
Gjithsesi do të duhet që Juve të shesë ndonjë mesfushor tjetër dhe të dështojë në transferimin e Locatelli, që të kthejë sytë nga Pjanic sërish. /abcnews.al