Miralem Pjanic në shënjestër, klubi i Serie A fut “mik” trajnerin

schedule10:58 - 22 Gusht, 2021

schedule 10:58 - 22 Gusht, 2021

Miralem Pjanic në Itali ka ende fansa dhe klube që e duan. Mesfushorit i është thënë nga Barcelona të gjejë ekip, pasi nuk e kanë në plane.

Dëshira e tij është të rikthehet te Juventusi, por bardhezinjtë më parë duhet të lirojnë një vend dhe Ramsey deri më tani nuk ka ndonjë ofertë.

Kështu rikthimi në Torino nuk është i lehtë. Një ditë më parë u raportua se për Pjanic në lojë është futur edhe Fiorentina, kurse shtohet në listë edhe Napoli.

Corriere Dello Sport shkruan se trajneri Luciano Spalletti e ka telefonuar Pjanic për ta bindur t’i bashkohet Napolit. Pengesa kryesore është paga prej 6.5 milion euro që mesfushori merr te Barcelona. /abcneqs.al