Mira Rakacolli: Mjekët dhe infermierët që kanë kaluar COVID duhet ta bëjnë vaksinën

schedule12:43 - 6 Janar, 2021

schedule 12:43 - 6 Janar, 2021

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar nuk ka ndryshim të vendimit për rinisjen e arsimit parauniversitar në datë 11 Janar.

Rakacolli deklaroi se akoma nuk dihet sa zgjat imuniteti për personat që e kanë kaluar tashmë COVID-19, ndaj sipas saj është e rekomandueshme që personeli shëndetësor që është shëruar të vaksinohet.

“Sa i përket arsimit parauniversitar sot për sot jemi në datën 11. Nëse do kemi ndryshim jemi në kohë për të njoftuar. Sa i përket vaksinimit të personelit shëndetësor që e ka kaluar COVID, akoma nuk e dimë sa kohë zgjat imuniteti. Për këtë arsye është e këshillueshme që edhe ata persona që e kanë kaluar të vaksinohen”, tha Rakacolli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!