Mira Kazhani: Nuk kam veshur kurrë minifund

schedule21:45 - 4 Qershor, 2019

schedule 21:45 - 4 Qershor, 2019

Ndryshe nga bisedat e zakonshme të bëra në studion e “Provokacija”, këtë herë Mustafa Nano e zhvilloi bisedën me gazetaren Mira Kazhani në një formë loje. Nano e kishte titulluar lojën “hera e parë’, ku gazetarja u është përgjigjur pyetjeve.

Ai e ka pyetur për udhëtimet, për takimet me persona të famshëm si dhe për profesionin e saj. Por një pyetje disi e papritur ishte kur Nano e pyet gazetaren se kur ka veshur për herë të parë minifund. Ajo është shprehur se nuk ka veshur kurrë minifund dhe për këtë është bërë pishman.

“Nuk kam veshur kurrë minifund dhe kam bërë shumë gabim. Kam bërë shumë gabim që nuk e kam veshur kur isha adoleshente kur isha vajzë pak më e re. Tani nuk besoj që do ta vesh më. Nuk më ke parë asnjëherë me minifund. Mos e ngatërro fustanin deri tek gjuri me minifundin. Minifund nuk kam veshur asnjëherë dhe gabim ka bërë. Motra ime ka veshur për shembull. Motrës nuk i thanë asgjë prindërit dhe të mendosh i kam këmbët më të bukura se të motrës, kështu thonë në familje. Nuk e di pse nuk e kam zgjedhur,  por kam dashur të bëj si e madhe, si serioze”, tha Kazhani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!