Portreti dhe zëri i Rikard Ljarjas është i paharrueshëm për breza të tërë shqiptarësh. Aktori , regjisori dhe skenaristi i madh e humbi betejen me jetën , pas një lufte më një sëmundje të rëndë. Me lotë në sy, me buqeta me lule dhe një dhimje të madhe u nderua nga familjar , artist, miq dhe fqinj , aktori i cili i dha jetë dhjetra personazheve ne historinë e kinemasë shqiptare.
Karrieren artistike e nis që në vitin 1966 me personazhin e Dritan Shkabaj, tek filmi “ Komisari i Drites”.
Aktorja Roza Anagnosti , e cilëson një ditë të trishtë, pasi humbi një mik , me të cilin ka bashkëpunuar që heret në “Teatrin Migjeni “ në Shkodër.
“Unë e kam patriot shkodran dhe pak a shumë kam të gjithë ndjeshmërinë apsi jemi thuajse dhe në një moshë. Ai ishte shumë korrekt, me një zemër të madhe siç e tha dhe Dhimitri, ishte artit. Ishte një çift në ato vite që merrej si model nga publiku, edhe unë edhe Rikardi kemi qeshumë shpesh bashkë sepse e kam filluar që me Komisarin me Rudinën një rol që më ka lënë shumë mbresa dhe ai Dritani. Kam pas disa bashkëpunime, është një koleg dhe mik jo vetëm i joni por i të gjithë shqiptarëve ka lënë një kontribut të jashtëzakonshmen në kulturën shqiptare. Ishte një artist i kompletuar”, shprehet Roza.
Regjisori Saimir Kumbaro fillimisht , ndalet te miqësia , e cila është shoqëruar me disa bashkëpunime. Ai e cilëson figure poliedrike.
“Unë kam pas shumë bashkëpunime dhe kemi kaluar edhe shumë momente gazmore, ai ishte shumë i edukuar ishte fat të punoje me të. Ai ishte shumë i bindur në shesh Xhirim, ai asnjëherë nuk thoshte se jam unë, pasi ai ishte dhe vetë regjisor por me jepte me raste përparësi. Ai ishte shumë fisnik”.
Leka Bungo humbet shokun e fëmijërisë, me të cilin pati kontake deri në fund te jetes. Ai e cilëson portetin me te bukur te kinemase shqiptare dhe me gjerë
“ Me Rikardin jemi njohur që kur ishim 3 vjeç që në kopsht, dhe që atëherë përveç disa viteve që unë jam larguar nga Tirana ne kemi qenë gjithmonë bashkë. Ai ishte një nga miqtë e mi më të afërt dhe më të mirë, si mik ai kishte një defekt, ai defektin e kishte si njeri sepse ishte më i mirë seç duhej. Kjo shpesh e mërziste dhe mbyllje në botën e tij, ai nuk ka qenë vetëm një burrë i mençur por edhe i kulturuar”, është shprehur me lot në sy Leka Bungo.
Lotet nuk i përmban tekniku Spiro Konduri, i cili veçon edhe momentin kur u njohën Rikardi me bashkëshorten e tij Marjetën në sheshxhirimin e filmit “ Në pyjet me borë ka jetë” ku ai ishte edhe vetë regjisor.
“E kam njohur si njeri shumë të thjeshtë që nuk e kishte qef zhurmën dhe bujën. Rikardi nuk di ctë them. Kam qenë te filmi që është njohur me Marjetën në “Pyjet me Borë ka Jetë”.”
Është nder rastet e ralla në kinema, si ai I Rikard Ljarjas , ku ne filmin “ Pesha e Kohës “ ku ai është scenarist, regjisor dhe aktor protagonist.
Rikard Ljarja është një prej gurëve themeltarë të historisë së kimasë shqiptare. Sistemi diktatorial në fillim viteve 80′ mori një iniciativ për të fshirë disa prej filmave asokohe, ku u shpallen si të pa dëshiruar disa aktor dhe regjisor , sikur të ndodhte një gjë e tillë me Rikard Ljarjen, kjo do të pasohej me shuarjen e memories se kinemase, pasi ai është protagonist në shumicebn e filmave të kohës.
Megjithëse Rikard Ljarja meritonte një lamtumire madheshtore, përshkak të situatës së pandemisë , ai u përcoll me duartrokitjet nga familjarët dhe miqtë e ngushtë , për në qytetin e tij të lindjes, ashtu siç ai dëshironte./abcnews.al