Lushnja dhe Besa synojnë rikthimin në Kategorinë Superiore dhe po vazhdojnë përgatitjet për të qenë gati në momentin që do të nisë sezoni i ri në Kategorinë e Parë.
Stërvitje dhe shumë miqësore në këtë periudhë bojkoti për ekipet, që ditën e sotme u ndeshën mes tyre në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes.
Takimi prodhoi vetëm një gol dhe atë e shënuan miqtë nga Kavaja me anë të Adonis Zeqirit. Rrjeta e mbrojtësit dardan vendosi ndeshjen dhe i dhuroi fitoren verdhezinjve. /abcnews.al
Miqësore, “Roza Haxhiu”
Lushnja-Besa 0-1
(Zeqiri)