Miqësorja ndaj Sllovenisë U-17, Shqipëria nis përgatitjet në Udine të Italisë

schedule15:05 - 15 Prill, 2024

schedule 15:05 - 15 Prill, 2024

Kombëtarja shqiptare U-17 nisi paraditen e sotme përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Sllovenisë U-17. Skuadra kuqezi kreu seancën e parë stërvitore në Udine të Italisë.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë të parë, nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi janë stërvitur 15 nga 19 lojtarët e ftuar për këtë test miqësor. Daniel Culi, Agon Bajrami, Ardit Muldakaj dhe Jordan Luan Kinnavong do të bashkohen me ekipin gjatë pasdites së sotme, me lojtarët që do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore.

Pjesa tjetër e skuadrës është stërvitur normalisht nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi. Pasditen e sotme ekipi Kombëtar U-17 do të zhvillojë edhe një tjetër seancë stërvitore, ku skuadra do të jetë e plotë.

Takimi miqësor ndaj Sllovenisë U-17 do të luhet të enjten më datë 18 prill, në ora 11:00, në Ajdovscina Slloveni./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!