Miqësorja me Argjentinën, Tite gëzon dy lojtarë dhe… ekipet braziliane

schedule19:32 - 25 Tetor, 2019

schedule 19:32 - 25 Tetor, 2019

Brazili do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore për këtë vit. Me datë 15 nëntor është klasikja kundër Argjentinës, ndeshje që do të luhet në Arabinë Saudite.

Katër ditë më vonë, pesë herë kampionët e botës do të zbresin sërish në fushë. Përballë do të jetë Korea e Jugut dhe takimi do të luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Trajneri Tite ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar. Lucas Paqueta po has vështirësi te Milani, por kjo nuk e ka penguar rikthimin e tij në kombëtare.

Lista e lojtarëve të grumbulluar
Portierë
: Alisson, Daniel Fuzato, Ederson
Mbrojtës: Danilo, Militao, Felipe, Marquinhos, Thiago Silva, Emerson, Alex Sandro, Renan Lodi
Mesfushorë: Arthur, Casemiro, Fabinho, Paqueta, Douglas Luiz , Philipe Coutinho
Sulmues: David Neres, Firmino, Gabriel Jesus, Richarlison, Rodrygo, Willian

Neymar mungon për shkak të dëmtimit të pësuar kundër Nigerisë, teksa Daniel Fuzato i Romës dhe mbrojtësi Emerson i Betisit thirren për herë të parë në kombëtaren latine.

Tite zgjodhi të mos grumbullonte asnjë lojtar që luan në Brazil. Kampionati vendas nuk është mbyllur ende dhe trajneri i Brazilit nuk dëshironte të krijonte pakënaqësi tek asnjë ekip. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!