Miqësorja e radhës, Kastrioti fiton me përmbysje ndaj të rinjve të Shënkollit

schedule15:38 - 3 Qershor, 2020

schedule 15:38 - 3 Qershor, 2020

Kastrioti është me një këmbë në Superiore. Skuadra krutane kryeson grupin A të Kategorisë së Parë me 37 pikë, nëntë më shumë se Besëlidhja ndjekëse. Kampionati rifillon në datë 7 qershor dhe djemtë e Ramadan Ndreut zhvilluan një ndeshje miqësore ditën e sotme.

Takimi u zhvillua në Kamzë, qendrën stërvitore të ekipit kombëtar. Përballë ishte skuadra U-19 e Shënkollit dhe Kastrioti fitoi 2-1. Miqtë nga Lezha kaluan të parët në avantazh me anë të Dajia pas çerek ore lojë.

Basha barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa afrikani Okebugu shënoi golin e fitores për Kastriotin në fillimin e pjesës së dytë. Mesfushori nigerian realizoi në minutën e 52-të dhe ndeshja u mbyll me suksesin 2-1 të Kastriotit. /abcnews.al

MIQËSORE: KASTRIOTI 2-1 SHËNKOLLI U-19
GOLAT: Basha 44′ , Okebugu 52′ / Dajia 14′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!