Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miqësorja dardane në Ohër, “Intelektualët” triumfojnë ndaj Llapit

schedule18:59 - 23 Qershor, 2021

schedule 18:59 - 23 Qershor, 2021

Llapi dhe Drita do të përfaqësojnë Kosovën në Conference League. Shorti i vuri dy skuadrat dardane përballë dy skuadrave të tjera shqiptare.

Dy derbe kuqezi në turneun europian, me “Intelektualët” që do të sfidojnë Decic, ekipin shqiptar që garon në kampionatin e Malit të Zi.

Rival nga Ilirida për Llapin. Skuadra nga Podujeva do të ketë përballë bardhekaltrit e Shkupit. Llapi dhe Drita kanë nisur prej ditësh përgatitjet dhe sot zgjodhën të zhvillonin një miqësore.

Takimi përfundoi me triumfin 2-0 të Dritës. Marko Simonvoski kaloi skuadrën nga Gjilani në avantazh në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë fitorja u vulos nga rrjeta e Muharrem Jasharit.

Përballja u luajt në Ohër dhe të dy trajnerët përfituan për të aktivizuar sa më shumë lojtarë, mes tyre edhe afrimet e merkatos. /abcnews.al

Miqësore, Ohër
Drita-Llapi 2-0
(Simonovski, Jashari)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!