Miqësoret/ Vendos një penallti në Kastrioti-Kukësi, Bylis fiton ndaj Apolonisë

schedule18:21 - 3 Tetor, 2020

schedule 18:21 - 3 Tetor, 2020

Janë luajtur sot dy sfida miqësore mes ekipeve shqiptare. Në Fushë-Krujë, Kastrioti luajti ndaj Kukësit, me verilindorët që triumfuan me rezultatin e ngushtë 0-1.

Ka mjaftuar një penallti e shndërruar në gol nga sulmuesi i ardhur këtë merkato, Eze, për të vendosur fatet e takimit. Bomberi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 27-të të sfidës dhe në pjesën e mbetur të takimit, nuk pati më gola.

Ndërsa në “Adush Muça” në Ballsh, Bylisi priti ekipin e Apolonisë. Edhe ekipi ballshiot, ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një penalltie të shdërruar në gol nga mesfushori Mëllugja./abcnews.al

Miqësore

Bylis – Apolonia  1-0
Shënues: Mëllugja 78′ (pen)

Kastrioti – Kukësi 0-1
Shënues: Eze 27’ (pen)

Formacionet:

KASTRIOTI: Abibi, Deliaj, Çela, Bojom, Prodani, Okebugu, Basha, Mehmeti, Moraes, Bardhi, De Silva. Trajner: Ramazan Ndreu

KUKËSI: Xhika, Kotobelli, Lulaj, Horic, Dragoshi, Demiri, Ymeri, Leiria, Domi, Z.Gavazaj, Eze. Trajner: Skënder Gega

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!