Tre takime miqësore janë luajtur ditën e sotme. Egnatia, ekipi që kryeson grupin B të Kategorisë së Parë, fitoi 2-1 ndaj Orikumit.
Artur Magani dhe Çelhaka realizuan golat e fitores për skuadrën nga Rrogozhina, ndërsa Haruni barazoi përkohësisht rezultatin në krahun tjetër.
Besëlidhja nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj FC A&N. Dragusha gjeti golin për dardanët, ndërsa Danaj realizoi për skuadrën lezhiane.
Sfida tjetër ishte ajo mes Elbasanit dhe Erzenit, që u fitua 0-2 nga ekipi shijakas. Daja dhe Reçi ishin autorët e golave për Erzenin. /abcnews.al
Miqësoret e ditës së sotme (30 janar)
Egnatia 2-1 Orikumi
(A.Magani 23’, Çelhaka 60’ / Haruni 31’ (p))
Besëlidhja 1-1 FC A&N
(Ru. Danaj / Dragusha)
Elbasani 0-2 Erzeni
(Daja, Reçi)