Kanë përfunduar tre miqësoret e ditës së sotme të skuadrave shqiptare. Teuta u përball me Besëlidhjen e Kategorisë së Parë në “Olympic Park”, takim që e fitoi me rezultatin e thellë 5-1.
Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa fitues. Të dy ekipet shënuan nga një gol, Rubin Hebajn realizoi për ekipin durrsak dhe Edmond Hoxha për lezhianët. Djemtë e Edi Martinit luajtën më mirë në 45 minutat e dyta.
Silvio Zogaj, braziliani Iran Junior dhe një dygolësh i Dejvi Kapllanit kompletuan triumfin me “manita” të fituesve të Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë. Në fushë zbriti edhe Besa.
Verdhezinjtë u përballen me Erzenin e Shijakut në stadiumin e qytetit të Kavajës, sfidë që prodhoi vetëm një gol. Atë e shënoi Skerdian Perja, i cili i dha fitoren skuadrës vendase.

Korabi-Tomori ishte takimi tjetër i ditës së sotme. Dy skuadrat e Kategorisë së Parë u ndeshen mes tyre në kompleksion e kombëtareve në Kamëz. Tomori u tregua më i saktë, shënoi dy herë me anë të Klinti Qatos dhe të mirënjohurit Mikel Canka, dhe u rikthyen në Berat me fitore. /abcnews.al
Miqësoret
Teuta-Besëlidhja 5-1
(Hebaj 10′, Zogaj 50′, Iran Junior 62′, Kapllani 75′, 90′ / E.Hoxha)
Besa-Erzeni 1-0
(Perja)
Korabi-Tomori 0-2
(Qato, Canka)

