Tirana, Kukësi dhe Kastrioti luajtën sot miqësoret e radhës. Bardheblutë u ndeshën në Korçë kundër Skënderbeut vendas, takim të cilin e fituan 2-1, falë golave të Aldo Gjumsit dhe Vesel Limajt.
Të dy golat e ekipit të Orges Shehit u shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që Skënderbeu mbylli në avantazh fraksionin e parë të takimit falë golit të Jorgo Meksit nga pika e penalltisë.
MIQËSORE
Skënderbeu-Tirana 1-2
(Meksi (pen) / Gjumsi, Limaj)
Kukësi-Al Duhail 2-1
(Feijao, Basa)
Kastrioti-Erzeni 0-2
(Raboshta (pen), Peqini)
Me të njëjtin rezultati fitoi edhe Kukësi kundër Al Duhail. Një sukses i rëndësishëm i ekipit verilindor ndaj nënkampionëve të Katarit. Golat e fitores për Kukësin në miqësoren e luajtur në Austri, u shënuan nga Feijao dhe Edi Basa.
Kastrioti u mposht 0-2 me Erzenin e Kategorisë së Parë. Skuadra nga Shijaku realizoi nga një gol për pjesë. Shkodrani Raboshta ktheu në gol një penallti në minutën e 15-të, ndërsa Peqini vulosi gjithçka me golin e tij. /abcnews.al

