Partizani dhe Vllaznia po përgatiten për sezonin e ri në Superiore. Dy skuadrat kanë zhvilluar miqësoret e radhës ditën e sotme. “Demat” e Ilir Dajës e mbyllën në barazim 1-1 takimin me Besëlidhjen e Kategorisë së Parë.
Lucas Cardoso ishte autori i golit për ekipin kryeqytetas në ndeshjen e luajtur në stadiumin e qytetit të Lezhës. Rival nga Kategoria e Parë edhe për Vllazninë. Skuadra shkodrane u përball me Burrelin në “Loro Boriçi”.
Djemtë e Thomas Brdaric fituan 2-1 me përmbysje. Afrikani Eyoh (9′) kaloi skuadrën matjane në avantazh, por Vllaznia përmbysi gjithçka në fraksionin e parë të sfidës, falë rrjetave të kapitenit Erdenis Gurishta dhe talentit Çoba. /abcnews.al