Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miqësoret para Europianit/ Sylvinho: Duhet të provojmë sa më shumë lojtarët të rinj

schedule11:14 - 16 Mars, 2024

schedule 11:14 - 16 Mars, 2024

Një ditë pasi publikoi listën e kombëtarës kuqezi për ndeshjen miqësore, trajneri Sylvinho ka dalë në një konferencë për mediat. Sylvinho u shpreh se dy ndeshjet nuk i konsideron si miqësore, por mjaft të rëndësishme për ekipin, ndërsa shtoi se duhet të provohen sa më shumë lojtarë të rinj.

“Sa i përket ekulibrit të ekipit jam i kënaqur, Shqipëria ka mbyllur kualifikueset në mënyrë të shkëlqyer. Jam i kënaqur me ekuilibrin e lojtarëve duam të specifikojmë dicka.

Kur themi vëzhgojmë lojtarët nuk i shohim vetëm në ndeshje, shihen që kur vjen në grumbullim dhe vazhdimësi.

Ne nuk i cilësojmë ndeshjet si miqësore, kemi dy kundërshtarë të fortë përballë, luajmë kundër Kilit që ka emra shumë të mirë.

E njëjta gjë mund të thuhet për Suedinë, ka lojtarë shumë të mirë. Ne na mbetet të provojmë ekipin në këto dy ndeshje, vështirësia sa vjen e rritet. Ky është momenti të provojmë sa më shumë elementë”- tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!