Në orët e para të mëngjesit, janë luajtur disa miqësore klubesh në këtë fazë parapërgatitore, ku vëmendja ishte te Real Madrid-Manchester United dhe Arsenal-Barcelona.
Spanjollët e Madridit arritën të fitonin pastër me rezultatin 2-0 ndaj “Djajve të Kuq”, ku një gol i Bellingham dhe një i Joselu mjaftuan për të marrë fitoren.
Sfida tjetër mes Arsenalit dhe Barçës ishte një nga ato ndeshje për finale, pasi edhe rezultati ishte tepër i bukur, me anglezët që fituan me shifrat 5-3.
Barça kaloi e para në avantazh me Lewandowski, por pak minuta më vonë ishte Saka që barazon shifrat. Më pas Raphinha kalon përsëri në avantazh spanjollët, por Arsenal barazon shifrat përsëri në fundin e pjesës së parë me Havertz.
Pjesa e dytë foli anglisht, pasi Arsenal gjen dy herë avantazhin, me Trossard i cili shënon dopietë. Më pas Ferran Torres ngushton rezultatin në 4-3, por në fundin e lojës Fabio Vieira e çon rezultatin përfundimtar në 5-3./h.ll/abcnews.al