Miqësoret/ Pogradeci shënon 10 gola në derbi, tjetër humbje për Bylis

schedule16:34 - 14 Nëntor, 2020

schedule 16:34 - 14 Nëntor, 2020

Pogradeci e nisi sezonin e ri të grupit B të Kategorisë së Parë me një humbje 2-1 në Kavajë kundër Besës vendase, teksa dy ditë më parë erdhi edhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 3-0 jashtë fushe me Skënderbeun.

Ekipi liqenor përfitoi të zhvillonte një miqësore ditën e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Përballë kishte Devollin e Kategorisë së Dytë, kundërshtar të cilin e mposhti me rezultatin e thellë 10-0. Balla realizoi një trigolësh, teksa Topllari dhe Shkulaku shënuan nga një dygolësh për vendasit.

 

Golat e tjerë mbajnë firmat e Liçkollarit, Dragojt, dhe Tomës. Një fitore spektakolare e skuadrës së Pogradecit, që ndeshjen e radhës në kampionat e luan në shtëpi kundër Egnatias së Gugash Maganit, një prej pretendentëve kryesore për t’u ngjitur në elitë.

 

Në fushë zbriti edhe Bylis. Pas humbjes shtëpiake me Dinamon dhe eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, djemtë e Dovedan kanë humbur edhe miqësoren e sotme ndaj Turbinës. Ekipi i Kategorisë së Parë, fitoi me rezultatin minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Kristofor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!